Deputetët e Kosovës nuk duan të dinë si u paguan 53 milionët e Bechtelit, bllokohet rezoluta
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar një propozim rezolutë iniciuar nga lëvizja vetëvendosje për vendimin e Qeverisë për t’ia dhënë 53 milionë euro konsorciumit Bechtel&Enka;.
Qeveria e Kosovës më 5 qershor të këtij viti ka marrë vendim për t’ia paguar 53 milionë euro shtesë kompaninë Bechtel & Enka në kontratën për ndërtimin e autostradës për Shkup “Arbën Xhaferi”.
Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion.
Pikat e rezolutës që Liburn Aliu i VV’së i kishte prezantuar në ditën kur u mbajt interpelanca për 53 milionët kanë qenë:
Pikat e rezolutës të prezantuara nga Aliu:
1. Brenda pesë ditësh Qeveria, respektivisht Ministria e Infrastrukturës, të sjell në Kuvend dosjen e plotë, studimin e fizibilitetit së autostradës, kontratën me “Bechtel-Enka”-n, pasqyrat e pagesave nga thesari për cdo këst të paguar, letërkëmbimin, kërkesat dhe përgjigjet mes Qeverisë dhe “Bechtel-Enka”-s për borxhin e pretenduar
2. Të paraqes me shkrim menjëherë pas miratimit të kësaj rezolute para Kuvendin e Republikës së Kosovës arsyet e pagesës së 53 milionë eurove shtesë për këtë projekt.
3. Zyra e Auditorit të Përgjithshëm të hartojë raport të auditit për zbatim të kësaj kontrate dhe mbikqyrje të saj nga Qeveria, Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave
4. Qeveria menjëherë pas miratimit të kësaj rezolute të paraqes me shkrim kuvendit koston përfundimtare të autostradës Ibrahim Rugova.
5. Qeveria të paraqes në Kuvend raportin e mbikëqyrjes së projektit të autostradës Ibrahim Rugova
6. Qeveria të publikojë në faqet zyrtare kontratat dhe dokumentet e plota të këtyre projekteve.