Home Kosovë
Shpendi përshëndet aktakuzën ndaj Çekut, Lushtakut, Berishës dhe të tjerve
Kryetari i Partisë Social Demokrate, njëherësh kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është gëzuar ngritjes së aktakuzës ndaj 12 personave që dyshohet të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve.

“Aktakuzë nga prokuroria speciale në rastin veteranët. Duke marr parasysh dorëheqjen dhe prokurorit Blakaj, protestat e qytetarëve dhe krejt diskutimin publik që është bërë, shtrohet pyetja: A do të ngritej kjo aktakuzë po mos të ndodhnin të gjitha ato më lartë? Megjithatë, më mirë vonë se kurrë. Tani presim gjykim transparent e të drejtë. 

Lufta kundër parregullsive në listat e veteranëve nuk është vetëm mbrojtje e parasë publike, është mbrojtje e vlerave dhe luftëtarëve të vërtetë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, të akuzuar janë, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Smajl Elezaj.

Prokuroria në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.
Dërgoja mikut në:

O
e Premte 14 Shtator 2018, Ora 18:59
Te gjithe hajna e mashtrues
Shkruani komentin tuaj!
 
Mustafa në takim me Metën përmend sa e rrezikshme është tema e ndryshimit të kufijve
Edhe nesër shijoni diellin në Kosovë
Milaimi pasuron fjalorin e ofendimeve, fjala që përdori sot në Kuvend
Policia kap disa prostituta shqiptare dhe serbe
Delawie qorton politikanët për listat e veteranëve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media