Home Kosovë
Frankofonët pranojnë kërkesën e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka konfirmuar se Këshilli i Ministrave të Jashtëm ka aprovuar kërkesën e Kosovës për avancim të statusit të vendit të asociuar në Frankofoni.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një reagimi në twitter.

“Kërkesa e Kosovës për të ngritur statusin nga një anëtar vëzhgues në anëtar asociues në Frankofoni, është aprovuar nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm. Një hap i madh përpara për Kosovën dhe për bashkëpunimin me Frankofoninë”, ka shkruar Pacolli.

Në Jerevan të Armenisë kanë filluar dje aktivitetet e Frankofonisë. Gjatë ditës së djeshme Paoclli ishte takuar edhe me Kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Chagnon, dhe Sekretarin e Përgjithshëm e Asamblesë Parlamentare, Jaques Krabal.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mogherini: E ardhmja e Serbisë është në BE
Kosovarët e quajnë qesharake ofertën e Mogherinit
Papunësia e lartë në Kosovë, edhe kjo Qeveri në gjumë
Edhe Gjermania armatos ushtrinë e Kosovës
LETRA/ Trump i shkruan Kosovës, ka një mesazh për të gjithë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media