Home Kosovë
Kërkesa e OVL-UÇK për të ndalur pensionet nuk realizohet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka kompetenca që procesin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ta kthejë në pikën zero. Një kërkesë e tillë, e cila është bërë nga përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për ndërhyrjen e Thaçit në këtë proces nuk mund të realizohet.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së martë pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri të ditur se i kanë kërkuar ta ushtrojë autoritetin e tij që i tërë procesi për listat e veteranëve të kthehet në pikën zero, duke e konsideruar këtë si të vetmen mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta.

Mirëpo sipas njohësve të çështjeve të drejtësisë, presidenti i vendit nuk ka kompetenca për ta bërë një gjë të tillë.

Ata vlerësojnë se e vetmja formë përmes së cilës presidenti i vendit mund të ndikojë në këtë proces është përmes inicimit për plotësim-ndryshimin e Ligjit lidhur me Veteranët e Luftës, shkruan gazeta “Zëri”.

Megjithatë, çdo iniciativë ligjore duke përfshirë këtë të fundit duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës sipas procedurave ligjore për shqyrtim dhe për miratim.

Ata theksojnë se Kuvendi i Kosovës është autoriteti, i cili vendos lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve në Kosovë.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Grabisnin në Prishtinë, dalin fotografitë e tre grabitësve
E dhimbshme, 12 vjeçarja humb jetën në orën e mësimit
Këta janë grabitësit e kapur dje nga NJSI (FOTO LAJM)
Gjithçka që duhet të dini nga përplasja e Labit me Baton Haxhiun
Haradinaj: Bëni kujdes kur flisni për Shakirën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media