Home Kosovë
LDK dhe VV nuk bëhen pjesë e lojës së Veselit, PSD i shkon prapa
Ka qenv thjesht një fars ideja e Kadri Veselit që t'i bashkojë partitë për t'i bindur të hynë në dialogun që udhëheq Hashim Thacit.

Vetëvendosje dhe LDK nuk morën pjesë, ndërsa ka habitur PSD-ja e Shpend Ahmetit që i ka shkuar Veselit në takim.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, foli për takimin që u mbajt për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë.

“Sot kemi qenë bashkë për ta forcuar Kosovën në dialog. Kosova duhet të jetë me një qëndrim për platformën e dialogut. Kosova nuk duhet t'i lejojë Serbisë të tregojë forcë mbi ne, lidership ma shumë se ne dhe të tregojë partneritet më shumë se Kosova. Rezoluta të cilin e kemi propozuar përfshin gjithçka që opozita dhe pozita e ka folur”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se diskutimet për dialogun me Serbinë nuk janë çështje që duhet parë si shërbim ndaj një individi apo një partie. Ai tha disa fjalë edhe për VV-në dhe LDK-në që ia bojkotuan takimin.

“Kam një mesazh për LDK-në dhe VV-në: Nuk mund të jetë Kosova, proceset e saj dhe ballafaqimi me Serbinë fushëbetejë për luftën për pushtet, më e rëndësishme është territori dhe e ardhmja se çdo kolltuk i pushtetit”.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Haradinaj bëhet gati për reciprocitet të plotë me Serbinë
Taksa nxit kontrabandën, kapet furgoni me mallra serb në kufi
E acaroi përkthyesja, Talat Xhaferri i bie tavolinës dhe i kërkon të flasë shqip (VIDEO)
Serbia reagon ndaj "bishave" që erdhën në Prishtinë: I gjithë rajoni shpërthen
Kaq vite burg u dënua "Eskobari i Serbisë"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media