Home Kosovë
Sulmohet drejtori i arsimit në Drenas
Mbrëmë, në fshatin Tërdec të Drenasit , është djegur prona private e Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Drenasit, Tafil Halilaj.

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi për media ka ftuar organet e rendit dhe sigurisë, të gjejnë shkaqet dhe ndriçojnë rrethanat e djegies së pronës.

Njoftimi i plotë:

Shprehim solidaritet të plotë me z. Halilaj dhe familjen e tij, duke qenë thellë të bindur në punën, përkushtimin dhe transparencën në zbatimin e ligjshmërisë, përkundër presioneve që kanë marrë ngjyrime politike.

Veprimet e Drejtorit të Arsimit, Tafil Halilaj, lidhur me paralelet e ndara, kanë qenë dhe janë në pajtim me ligjin, në pajtim me të gjitha ligjet për arsim, pa asnjë ndikim apo tendencë jashtë interesit arsimor.

Opozitarizmi politik nuk guxon të prek arsimin as edukimin, ato janë fusha tejet të ndjeshme dhe çdo tendencë e përzierjes së politikës në arsim, është tejet e dëmshme dhe me pasoja të mëdha.

Mos lejimi i nxënësve të vijojnë mësimin nga disa prindër edhe pse me transportin e organizuar nga komuna, por edhe kërcënimet e personave kundër z. Halilaj, kanë tejkaluar sferën e arsimit, dhe janë shndërruar në çështje politike. Kjo është e palejueshme.

Ftojmë organet e rendit që të zbardhin edhe rastin e kërcënimit ndaj z. Halilaj, duke vënë para përgjegjësisë secilin që ka shqetësuar apo kërcënuar atë.

Kemi besim të plotë se organet e rendit dhe drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha veprimet për ndriçimin e rastit të djegies së pronës së z. Halilaj.

Ne i japim mbështetje të plotë punës së palodhshme të z. Halilaj, duke shprehur solidarizim të plotë me të dhe përkushtimin e tij jetësor, kontributin e tij për arsimin cilësor.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ymeri i drejtohet Kurtit: Po vajton si kukuvajkë
Motra e Genta Ismajlit "shkrin borën" dhe kënaq fansat me këto poza (FOTO LAJM)
Thaçi: Serbia ka bërë gjenocid por me dialog do ta mbyllim këtë temë
Reagimi i parë i Ahmetit pasi ju bashkua Haradinajt (FOTO LAJM)
Gjykata Speciale do të marrë edhe Hashim Thaçin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media