Home Kosovë
Hoti tregon pse u injorua thirrja e Kadri Veselit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur pas bojktotit që partia e tij i ka bërë takimit të sotëm të thirur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në të cilin është diskutuar draft-rezoluta e hartuar ditë më parë për dialogun me Serbinë në Bruksel.

Hoti ka thënë se LDK-ja kishte propozuar një rezolutë në të cilën çështja e territoreve nuk duhej të ishte pjesë e dialogut.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës, për ta mbrojtur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kemi propozuar Rezolutën me të cilën do të vendosnim vijën kryesore të kuqe në dialogun Kosovë-Serbi - territori i Kosovës të mos jetë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka hedhur kritika në drejtim të Veslit e Haradinajt duke i quajt si pengues kryesor të përpjekjes për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

“Ata që sot po përpiqen të kontrabandojnë veten në këtë dialog, kanë qenë penguesit kryesor të përpjekjes tonë për ta mbrojtur shtetin. Të tillët kanë dëshmuar tash e sa kohë se kurdo që ju nevojitet, e vejnë në pikëpyetje shtetësinë, pozitën ndërkombëtare dhe territorin e vendit. E kane filluar më 22 dhjetor të vitit të kaluar, e po vazhdojnë sot e gjithë ditën”, ka vazhduar Hoti.

Sipas tij Qeveria Haradinaj duhet larguar sa më parë nga pushteti.

“Të tillëve, jo që nuk duhet votuar rezolutën, por një orë e para duhet larguar nga pushteti. Vetëm zgjedhjet i japin frymë demokracisë dhe institucioneve në vend. Çdo vonesë e bënë edhe më të paqartë të ardhmen tonë” ka përfunduar Avdullah Hoti.

Sot në takimin e thirrur nga Veseli për të diskutuar rreth draft-rezolutës për dialogun kanë marrë pjesë partitë në pushtet, dhe përfaqësuesit e dy partive opozitare, PSD dhe Alternativa.

LDK-ja dhe Vetëvendosje e kanë bojkotuar këtë takim, duke thënë se në këto diskutime marrin pjesë vetëm kur të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mogherini: E ardhmja e Serbisë është në BE
Kosovarët e quajnë qesharake ofertën e Mogherinit
Papunësia e lartë në Kosovë, edhe kjo Qeveri në gjumë
Edhe Gjermania armatos ushtrinë e Kosovës
LETRA/ Trump i shkruan Kosovës, ka një mesazh për të gjithë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media