Home Kosovë
Hoxha: Deri në dhjetor nuk dihet asgjë për vizat
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka folur rreth procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj, ku ka shprehur besimin se ky proces do të mbyllet në fund të këtij viti.

Hoxha ka shtuar se para se vendimmarrja të kaloi në dorën e ministrave të vendeve anëtare të BE-së, janë edhe disa hapa paraprakë të cilët duhet të përfundohen.

“Javë më parë kishim edhe vizitën e COWEB-it, që është grup punues në kuadër të Këshillit Evropian, dhe një grupi punues tjetër për vizat. Këto dy grupe janë duke e konsoliduar opinion në kuadër të vendeve anëtare në lidhje me liberalizimin. Në momentin që këto dy grupe arrijnë konsensusin që të vazhdojnë me hapin tjetër, atëherë çështja kalon tek niveli i ambasadorëve permemanent të akredituar në Bruksel, dhe aty duhet të votohet është votimi i njëjtë sikurse në Këshillin e ministrave na nevojiten 55% të shteteve që përbëjnë 65% të popullsisë, pas kësaj atëherë kalohet tek këshilli i ministrave”, ka thënë Hoxha.

Ministrja Hoxha më tej ka shtuar se takimet e Këshillit të ministrave mbahen çdo dy muaj dhe se për këtë kohë takimet e mbetura janë njëri tani në tetor dhe tjetri në fillim të dhjetorit.

“Është më reale që këto mund të përfundohen dhe të merret vendimi në Këshillin e ministrave në dhjetor, por e gjitha varet nga vendet anëtare, se a dëshirojnë ta fusin në agjendën e dhjetorit çështjen e vizave për Kosovën. Nëse nuk arrihet konsensusi në këto grupe punuese nuk mund të kalojmë në nivelin tjetër të vendimmarrjes, por sipas informatave që kemi për momentin jemi mirë”, u shpreh Hoxha.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Labi shpërthen nga emocionet pasi mësoi për ministrin nga Ferizaj
FIT arreston pesë grabitësit e bankës në Veternik
Del videoja, momenti kur MCGregor i kërkon mëshirë Khabib-it në ring (VIDEO)
Mik i Khabibit, "bisha" shqiptare i UFC lajmëron përballjen e ardhshme
Vuçiç në hall: Perëndimi, me këmbë e duar për futjen e Kosovës në Interpol

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media