Home Kosovë
Një qytetar gjen një protofol plot me para në Skenderaj
Sot në Skenderaj, konkretisht në rrugën “28 Nëntori”, një qytetar ka gjetur një kuletë të humbur në të cilën përveç dokumenteve personale gjendeshin edhe 521 euro. Ky qytetar rastin e ka raportuar në polici.

Pronari i kuletës është njoftuar nga policia dhe i është kthyer dokumentacioni bashkë me paratë.

“Pas kontrollimit të kuletës, në bazë të dokumentacionit , vërtetohet se kuleta i përkiste viktimës M/K/Shqiptar. Në kulet kishte: 10 x 50 euro , 1 x 20 euro , 1 x 1 euro , 1 x 0.20 euro , 1 x 0.10 euro dhe 1 x 0.05 euro, që gjithsejtë ishin 521.35 € (pesëqind e njëzet e një euro e tridhjetë e pesë cent ), letërnjoftimi dhe patentë shoferi i Kosovës së viktimës, një kartelë e fakultetit dhe një kartelë bankare”, tha një burim i besueshëm brenda Policisë së Kosovës,raporton express.

Policia ka njoftuar pronarin i cili është paraqitur në Stacionin Policor në Skenderaj dhe të njëjtit i janë kthyer paratë dhe dokumentacioni i lartcekur.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë grabitësit e kapur dje nga NJSI (FOTO LAJM)
Gjithçka që duhet të dini nga përplasja e Labit me Baton Haxhiun
Haradinaj: Bëni kujdes kur flisni për Shakirën
Në Kosovë gjendet një shishe Coca-Cola e vitit 1979 (FOTO LAJM)
Vetëvritet një person në Krushë të Madhe

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media