Home Kosovë
Banorët e këtij fshati të Drenasit janë në rrezik
Dy shtylla elektrike në fshatin Llapushnik të Drenasit ka disa ditë që po paraqesin shqetësim për banorët e këtij fshati.

Një qytetar ka dërguar disa foto ku shihet se një shtyllë elektrikë është e rrëzuar, ndërsa tjera e lakuar.

Ankuesi thotë se kanë dërguar kërkesë tek qendra e KEDS-it në Prishtinë dhe në zyrën e saj në Drenas.

Sipas tij, ekipi i KEDS-it ka afër një javë që e ka siguruar se do ta rregullonte këtë problem, por ai thotë se nuk kishte shkuar askush.

Zëdhënesi i e KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se largimi i shtyllës elektrike dhe rregullimi i tjetrës shtyllë do të rregullohet gjatë ditës së sotme.

“KEDS me të marrë informatën ka filluar veprimin. Ajo gjendje do të evitohet sot, pra shtylla do të nderrohet”, ka thënë Buzhala.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Këta janë grabitësit e kapur dje nga NJSI (FOTO LAJM)
Gjithçka që duhet të dini nga përplasja e Labit me Baton Haxhiun
Haradinaj: Bëni kujdes kur flisni për Shakirën
Në Kosovë gjendet një shishe Coca-Cola e vitit 1979 (FOTO LAJM)
Vetëvritet një person në Krushë të Madhe

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media