Home Kosovë
Kosovari që doli kampion për bilardo në Serbi shkaktoi dramë te serbët
Asociacioni Serb i Bilardos përmes një komunikate, të publikuar në bilijar.rs/ ka bërë të ditur se për shkak të pjesëmarrjes së bilardistit nga Kosova, Labinot Markaj, i cili edhe zuri vendin e parë të turneut ballkanik, të mbajtur në Çaçak (Serbi) , ndër 91 garues nga të gjitha vendet e Ballkanit, ua ka marrë licencat të gjithë bilardistëve nga Serbia.

Serb i Bilardos (SBA), si pjesë e familjes së sporteve në Serbi i është përmbajtur me besnikëri instruksionit të ministrisë kompetente dhe në përputhje me këtë ka urdhëruar të gjithë lojtarët me licencë të mos marrin pjesë në turnetë ku shfaqen lojtarët para të cilëve valon flamuri në emër të Kosovës. Të gjithë lojtarët do të dënohen me marrje të licencës për një vit, ndërsa të gjithë kandidatët për përfaqësuesen automatikisht mbesin pa mundësinë që të luajnë për vendin e tyre.

Klubi “Libero 5” nuk do të dënohet meqë konsiderojmë se gabimi është i natyrës teknike dhe si organizator dhe nikoqir deri tash ka organizuar në numër të pakufizuar turne me qëllim të zhvillimit të bilardos në Serbi. Çdo paraqitje tjetër e klubeve me licencë të SBA-së do të dënohet me të holla dhe marrje të licencës së klubit për një vit, thuhet në kumtesën e kësaj organizate.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Haradinaj bëhet gati për reciprocitet të plotë me Serbinë
Taksa nxit kontrabandën, kapet furgoni me mallra serb në kufi
E acaroi përkthyesja, Talat Xhaferri i bie tavolinës dhe i kërkon të flasë shqip (VIDEO)
Serbia reagon ndaj "bishave" që erdhën në Prishtinë: I gjithë rajoni shpërthen
Kaq vite burg u dënua "Eskobari i Serbisë"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media