Home Kosovë
Thaçi tmerron francezët: Nëse nuk bëhet siç dua unë do të plasë lufta
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pa arritjen e një marrëveshje reciproke në Bruksel, nuk ka të ardhme evropianë as për Kosovën e as për Serbinë.

Në një intervistë për televizionin francez ‘France 24’, Thaçi ka vazhduar ta mbrojë idenë e tij për korrigjim të kufijve.

Ai ka thënë se në rast të mos arritjes së një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes korrigjimi të kufijve, atëherë do të shfaqej rreziku i ndarjes së Kosovës dhe themelimit të ‘Republika Srpskas’.

“Ideja ime për korrigjim të kufijve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk do të nënkuptonte arritjen e një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në fakt sfidon rreziqe tjera të ndarjes së Kosovës apo themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që nënkupton “Republika Srpska”, ka thënë Thaçi.

“Prandaj mendoj se kjo zgjidhje është reale dhe do të duhet të jetë e pranueshme për të dy palët, por natyrisht e mirëpritur edhe nga bota demokratike”, ka vazhduar tutje presidenti.

Derisa ka folur në këtë intervistë për France 24, Thaçi e ka pranuar se ideja për korrigjim të kufijve nuk është një ide që do të donte ta prezantonte, megjithatë thotë se nëse arrihet pajtim për këtë çështje, atëherë askush nuk do të kishte arsye ta kundërshtonte një gjë të tillë.

“Korrigjimi i kufijve nuk është një ide që do të doja ta prezantoja, por aktualisht pas një konflikti shekullor, pas negociatave të shumta, e vetmja mundësi është arritja e një zgjidhje racionale, paqësore dhe e pranueshme për të dy palët. Dhe nëse Kosova dhe Serbia bien dakord rreth çështjes së kufijve atëherë askush nuk arsye që të jetë kundër. Marrëveshja Kosovë-Serbi, sjell më shumë paqe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe në asnjë rrethanë nuk sjell destabilitet. Kushdo që flet për hapje të ‘Kutisë së Pandorës’ iu them se janë çështje të pa qëndrueshme” ka potencuar presidenti Thaçi.

Ai ka folur edhe rreth kundërshtive që i janë bërë idesë së tij për korrigjim të kufijve, duke thënë që i kupton të gjitha kritikat, mirëpo shprehet se pa arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të jetë ligjërisht e obligueshme dhe e pranueshme në rrafshin ndërkombëtar, e ardhmja e të dy vendeve për integrim në BE, do të jetë e bllokuar.

Thaçi ka thënë se arritja e një marrëveshje reciproke ndërmjet dy shteteve përmes korrigjimit të kufijve do të jetë një precedent pozitiv , dhe se një marrëveshje e tillë nuk do të ketë asnjë efekt negativ në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij nuk mund të bëhen krahasim ndërmjet rastit të Kosovës me Bosnje Hercegovinën apo raste të shteteve tjera.

Ndër të tejra presidenti Thaçi ka thënë se do të ruhet shpirti multietnik i Republikës së Kosovës dhe nuk do të ketë ndarje në vija etnike.

Thaçi ka dhënë detaje edhe rreth takimit me presidentin e Francës, Emanuel Makron, duke thënë se ai e mbështet arritjen e një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke mos përjashtuar edhe idenë e korrigjimit të kufijve.

Në këtë intervistë Thaçi njëjtë sikurse Haradinaj i është kthyer retorikës së luftës, por për dallim prej Haradinajt, ai thotë se mos arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të sjellë trazira dhe luftë.

“Marrëveshja i shuan të gjitha këto”, ka shtuar tutje presidenti Thaçi.

Thaçi thotë se në momentin që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, garantojnë që Serbia do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, atëherë ai vetë do të nënshkruaj marrëveshjen paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Do ta nënshkruaj një marrëveshje të tillë, edhe përkundër kundërshtimeve dhe kritikave, sepse një gjë e tillë është e rëndësishme për të ardhmen e vendit tim”, ka potencuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.


Dërgoja mikut në:
O
e Premte 12 Tetor 2018, Ora 13:14
Gomar...
Shkruani komentin tuaj!
 
Thaçi si Rama: Po shpif, po shpif!
Deliron studiuesi serb: Shqipëria shtet kukull e Europës, e krijuan për inatin tonë (FOTO LAJM)
I vodhi çantën plot me euro kosovarit, në pranga polici shqiptar
A do të ketë ndeshje Kosovë-Serbi? UEFA merr vendimin e papritur
Thaçi paralajmëron vizitë në Preshevë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media