Home Kosovë
Ambasada amerikane reagon ndaj Thaçit: Të emërohen përfaqësuesit e KQZ-së
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi që ende nuk i ka emëruar përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ambasada nxit Thaçin që t'i emërojë menjëherë, shkruan albeu.com.

"Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës.

Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike. E nxisim Presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës." thuhet në komunikatë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ky është personi i arrestuari në veri, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanovic (FOTO LAJM)
Dalin pamjet, si u kapën nga Njësia Speciale 2 personat që dyshohet që eleminuan Oliver Ivanovicin (VIDEO)
Albin Kurti: Në takimin e parë me Edi Ramën do flas për "Shengenin Ballkanik" (VIDEO)
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"
Aksion në Veri të Kosovës, kapen 2 persona të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media