Home Kosovë
Mikiq: E respektoj vendimin e Haradinajt
Vesna Mikiq, e liruar nga posti i zëvendësministres së Drejtësisë, ka thënë se do ta respektojë vendimin sipas saj “jodemokratik të Ramush Haradinajt”.

Ajo ka thënë se komentet i ka bërë në llogarinë e saj në Facebook dhe se deklarimi është e drejt demokratike.

“Por ja që kryeministri nuk qenka demokratike”, ka thënë Mikiq për Klan Kosovën.

Mikiq, tha se këtë të marte nuk do të shkojë në zyre dhe se i ka urdhëruar njerëzit e saj t’ia marrin gjërat nga zyra.

Ish-zëvendësministrja u lirua nga detyra pasi shkroi në Facebook se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”.

Shefi i Qeverisë, Haradinaj, ka deklaruar se individët që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike nuk kanë vend në institucionet e Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Merkel, përpjekje për të ndalur shkëmbimet territoriale Kosovë-Serbi
DOKUMENTI/ Ushtria serbe përdori helme luftarake kundër UÇK-së në Koshare (FOTO LAJM)
Ipeshkvi u reagon serbëve, e papranueshme të mohohen krimet e kryera
Kur New York Times shkruante: Si Kosova u bë tokë pjellore e ISIS?
Detajet e fundit, në cilin burg jashtë Kosovës ndodhet Leutrim Latifi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media