Home Kosovë
E FUNDIT/ Letërsia në zi, ndërron jetë shkrimtari i njohur shqiptar (FOTO LAJM)
Pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare shkrimtari Rexhep Hoxha.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale.

Në mesin e librave të njohura që ai kishte shkruar për fëmijë ishin: “Verorja” dhe “Lugjet e Verdha”.

Pos këtyre të fundit ai shkroi edhe librat si: “Gjethe të reja”, “Picimuli”, “Zëri i pyllit” dhe “Ermali”

Rexhep Hoxha lindi në vitin 1929 lindi në Gjakovë. Shkollën fillore dhe te mesmën i kreu në vendlindje, ndërsa Albanologjinë e studioi në Beograd.

Një kohë punoi redaktor i “Rilindjes për fëmijë” në emisionin për fëmijë të Radio Prishtinës, ndërkaq shumë vite e ligjëroi lëndën Letërsi për fëmijë në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Nuk ka ndarje, jemi një komb", Vedat Muriqi: Nuk kam marrë kurrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare
Sherri masiv në stadium, UEFA nis hetimin për Kosovën
Haradinaj rrëfen arsyet e dorëheqjes: Pengova ndarjen e Kosovës
Isa Mustafa synon të bëhet President i Kosovës (VIDEO)
"Ultimatimi" i SHBA-së për Kosovën dhe Serbinë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media