Home Kosovë
Zyrtari i LDK: Futemi vetëm në zgjedhje
Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se në parim qëndrimi i LDK-së është që çdo parti të dalë e vetme në zgjedhje, por nëse partitë parlamentare lidhin koalicione parazgjedhore, atëherë do të jenë të interesuar për koalicion opozitar duke aluduar me VV-në.

Megjithatë Gashi tha se qëndrimin për këtë çështje duhet ta japë kryetari i LDK-së.

“Vendimet për koalicione deklarohen nga kryetari. Mendoj se LDK-ja është e interesuar që të gjitha partitë parlamentare të dalin vetë në zgjedhje, që të dimë forcën e të gjitha partive. Ne e dimë se cila parti ka forcë të madhe apo të vogël. Nëse kemi koalicione prej partive parlamentare, natyrisht e kemi qëndrimin tonë për koalicion opozitar, ne do të përgjigjemi me po të njëjtën monedhë dhe do të bëjmë koalicion”, tha Gashi.

Këto deklarata Gashi i dha gjatë debatit që po mbahet në kolegjin “Riinvest”, me temë: “Çfarë zgjidhjeje ofrojnë zgjedhjet?” .

Gashi tha se me situatën e re politike, shpërndarja e Kuvendit do të ndodhë më 22 gusht ashtu siç edhe është paralajmëruar.

“Kemi disa partnerë të koalicionit, kjo është një situatë politikë që duhet t’i kthehet sovranit për të vendosur. Me dorëheqjen e Haradinajt është krijuar një situatë e re politike. Presidenti ka bërë si duket me disa parti të vogla konsultime. Me momentin kur Veseli ka kundërshtuar që të marrë përsipër formimin e një koalicionit, është krijuar një situatë tjetër. Kështu me 22 gusht do të shpërndahet Kuvendi dhe normalisht janë afate të tjera kushtetuese për mbajtjen e zgjedhjeve, jo më pak se 30 ditë”, tha Gashi.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ishin shpallur të humbura, gjenden dy turistet në Bjeshkët e Namuna
4 vite larg vajzës së saj, nëna shqiptare bën veprimin ekstrem
Kosovë-Çeki, biletat "avullojnë" për 15 minuta
Tentuan të hyjnë ilegalisht në Rumani, arrestohen 3 kosovarë
Ahmeti: Ne jemi koalicioni fitues, Haradinaj udhëheqës i listës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media