Home Kosovë
Presidenti Thaçi mëson si përgatitet çaji japonez (FOTO LAJM)
Gjatë vizitës së tij shtetërore në Japoni, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka udhëhequr edhe një ceremoni të përgatitjes së çajit japonez, e cila është unike në botë.

"Kultura e përgatitjes së çajit në Japoni është unike në botë. Një ceremoni të përgatitjes së çajit, sipas traditës, e udhëhoqa edhe vetë, në nderim të mikëpritjes dhe shijimit të natyrës" shkruan Thaçi në facebook.

Japonezët konsumojnë shumë çaj jeshil. Matcha (çaji jeshil pluhur) përzihet me ujë të nxehtë.

Kjo formë e çajit të gjelbër përdoret në ceremoninë e çajit, e cila është një aktivitet kulturor japonez që përfshin përgatitjen ceremoniale dhe prezantimin e matcha.

Më herët të martë, Thaçi në ditën e para të vizitës në Japoni zhvilloi takime të shumta në Osaka dhe Kyoto.

Atje, u konfirmua pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në panairin më të madh në botë ‘Osaka Expo 2025’.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ky është kandidati për Kryeministër që merr më shumë "like" në Facebook
Vjosa Osmani solidarizohet me të lënduarit në Shqipëri: Në këto momente të vështira, jemi me ju
Haradinaj: Njerëzit tanë po shkojnë në Tiranë, e Tirana mezi po i kryen punët e veta
Haradinaj tregon a e refuzoi ftesën e Donald Trump për të vizituar Amerikën
Bosnja dhe Hercegovina i ofron Serbisë Republikën Serbe dhe 4 komunat veriore serbe të Kosovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media