Home Kosovë
Kryediplomati çek tallet me Presidentin e tij: Tha se nuk e donte Kosovën se na rrahu në futboll
Reagime të ashpra në vetë Çekinë ka shkaktuar deklarata e presidentit Millosh Zeman se e do Serbinë por nuk e do Kosovën, ndërsa shefi i diplomacisë çeke, Tomas Petricek, është përpjekur që këtë deklaratë ta shndërrojë në shaka, se si presidenti nuk e do Kosovën sepse ajo e ka mundur kombëtaren çeke këto ditë dhe se për këtë, si simpatizues, nuk e do.

Për shkak të deklaratës së presidentit çek Millosh Zeman, autoritetet e Kosovës nuk do të marrin pjesë në samitin e kryeministrave të vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor në Pragë.

Këtë e ka publikuar agjencia çeke e lajmeve CTK duke pretenduar se bëhet fjalë për deklaratën e Millosh Zemanit se i do serbët por se nuk e do Kosovën dhe paralajmërimit të tij se Çekia mund ta tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pas fjalëve të presidentit çek në Beograd, siç merr vesh CTK, në samitin e Pragës deri tani nuk ka asnjë konfirmim të pjesëmarrjes së të ftuarve. Kosova ishte dashur të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, por nikoqirët çek po lusin që Kosova të përfaqësohet së paku në ndonjë nivel më të ulët.

Shefi i diplomacisë çeke ka porositur se Çekia ka marrëdhënie korrekte edhe me Kosovën edhe me Serbinë dhe se është në mesin e më shumë se 100 vendeve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se është në interes të sigurisë evropiane që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE, derisa përfaqësuesit e opozitës çeke e kanë dënuar ashpër Zemanin i cili jep deklarata të tilla të papërgjegjshme në rajon.

“Do të thosha, le të murmuritë çfarë të dojë. Politikën e jashtme dhe drejtimin e saj e cakton qeveria”, ka thënë lideri i opozitës Vit Rakusan.

Ish shefi i diplomacisë çeke nga partia opozitare liberale TOP09 Karel Schëarzemberg, e ka porositur Zemanin që nëse mendon se Kosova nuk ekziston, le t’i pyesë futbollistët çek.

“Kjo nuk është e mundur. Nëse ndonjë shtet është i njohur, nuk mund të themi se nuk ekziston”, ka thënë Schëarzemberg i cili ishte shefi i diplomacisë në qeverinë e kryeministrit Mirek Topolanke kur Çekia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në maj 2008.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Banorët e Veternikut në protestë
Muriqi "çmend" Stambollin, shënon dhe i jep fitoren Fenerbahces (VIDEO)
Bllokohet në aeroport nëna shqiptare me fëmijët
VV pritet të mbushë autobusët me votues nga Gjermania për në Kosovë (FOTO LAJM)
Vuçiç nxit debat të ashpër në Beograd, çdo kush del me nga një plan për Kosovën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media