Home Kosovë
Vjosa Osmani solidarizohet me të lënduarit në Shqipëri: Në këto momente të vështira, jemi me ju
Kandidatja për kryeministre të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani është solidarizuar me të lënduarit pas tërmeteve të fundit që goditën Shqipërinë gjatë 24 orëve të fundit.

Osmani, përmes një statusi në Facebook, është shprehur se po i ndjek me shqetësim raportimet për gjendjen në Shqipëri.

"Po ndjekë me shqetësim situatën e krijuar pas tërmeteve që goditën Shqipërinë. Jam jashtëzakonisht e prekur nga raportimet për numër të madh të të lënduarve dhe dëmet e mëdha. Uroj shërim të shpejtë për të lënduarit dhe rimëkëmbje të mbarë për të gjithë të prekurit e tjerë nga kjo fatkeqësi. Në këto momente të vështira, jemi me ju", ka shkruar Osmani.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Veterani turk me fjalë të mëdha për Vedat Muriqin
Rrogë dhe pas përfundimit të mandatit, sa paguhen deputetët dhe ministrat
Shkrumbohet makina në mes të rrugës në Vushtrri
Kush është ish-deputeti, ambasadori i ri i Kosovës në Tiranë
"Mos të shohë Kosovën me dylbi ushtarake": Vuçiç i përgjigjet Kurtit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media