Home Kosovë
VV pritet të ndërrojë simbolet e Kosovës
I ftuar në Ora News, kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj u shpreh ndër të tjera se, do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare.

Biseda në studio

Hysamedin Feraj: Shpresoj që do të shkohet drejt ndryshimit të simboleve që përfaqësojnë shtetin.

Beti Njuma: Pra do të vendosni për ndryshimin e himnit, ndryshimin e flamurit?

Hysamedin Feraj: Unë nuk po them se ky do jetë ndër veprimet e para sepse nuk është më i ngutshmi, sepse ata de facto janë. Pra funksionojnë faktikisht simbolet kombëtare dhe formalisht në protokoll mbetet ajo.

Beti Njuma: Kjo do të thotë që do të vendosni simbolet shqiptare?

Hysamedin Feraj: Unë them se do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare sepse është një shtet që kanë luftuar shqiptarët dhe jo siç gënjen kushtetuta e Kosovës në preambulë për pavarësi në të cilët luftuan serbët, shqiptarët, romët etj., se serbët nuk kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës. E prandaj shqiptarëve i përket pavarësia dhe përfaqësimi simbolik.

Jo pak herë, vetë Albin Kurti, por edhe drejtues të tjetër të Vetëvendojes janë shprehur publikisht kundër simboleve shtetërore të Kosovës dhe në çdo manifestim të tyrin kanë dalë vetëm me flamurin kombëtar.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
ANSA: Zaev jep dorëheqjen
Vuçiç dorëzohet: Nuk mund t'i gënjej më serbët për Kosovën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media