Home Kosovë
Fjalët prekëse të Kim Mehmetit për Albin Kurtin: Boshti i patriotizmit, bëje Kosovën që endërronim
Publicisti i njohur Kim Mehmeti ka reaguar pas procesit zgjedhor të zhvilluar fundjavën e kaluar në Kosovë nga i cili doli fitues kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të cilin thotë se ka mundësinë të bëjë tashmë për Kosovën dhe kombin atë për të cilën shqiptarët ëndërrojnë.

Pasi shpreh urimet e tij për gjithë procesin si dhe fitoren për “Vetëvendosjen”, Mehmeti thekson se VV i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka e dallon partinë që i shërben popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato.

“Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë politike mbarëshqiptare, por vetëm nëse arrin që Kosovën ta bëjë atë që të gjithë e ëndërronim – shtet të mirë për qytetarët, e jo për politikanët”, shkruan mes të tjerave Mehmeti.

Reagimi i plotë:

Urime fitoren Kosovë! Edhe pse të njollosën me korrupsion, edhe pse të lënduan rëndë duke shkelur mbi ëndrrat e rinisë tënde, edhe pse të bënë të dukesh se nuk ia del ta jetosh lirinë, megjithatë ty të ka hije Pavarësia dhe do mbetesh gjithmonë ajo që ke qenë – boshti i patriotizmit shqiptar! Dhe Lëvizja Vetëvendosje ka mundësinë të bëhet fytyra e mençurisë politike mbarëshqiptare, por vetëm nëse arrin që Kosovën ta bëjë atë që të gjithë e ëndërronim – shtet të mirë për qytetarët, e jo për politikanët. Pra VV i është dhënë mundësia të dëshmojë se çka e dallon partinë që i shërben popullit e shtetit nga ajo që i sundon ato. Dhe pa dyshim se kryetari i VV do i tregojë mbarë shqiptarisë se çka e dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e popullit, e barazojnë me karrierën e tyre politike dhe me mirëqenien e vet personale!
Dërgoja mikut në:
Rexhep Sh. Kastrati
e Mërkurë 9 Tetor 2019, Ora 12:28
Njeriu i cili edhe në ditët më të zymta na bëri të shpresojmë për dritë, është Kim Mehmeti. Zemra e tij rrah me zemrat e shqiptarëve, kudo ku janë.
Shkruani komentin tuaj!
 
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
ANSA: Zaev jep dorëheqjen
Vuçiç dorëzohet: Nuk mund t'i gënjej më serbët për Kosovën
"Nuk ka ndarje, jemi një komb", Vedat Muriqi: Nuk kam marrë kurrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media