Home Kosovë
Si ndodhi rënia e PDK-së pas 12 vitesh në pushtet
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka qëndruar në pushtet për më shumë se 12 vite ka pësuar një rënie të madhe në numrin e votave në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas rezultateve të KQZ-së, PDK-ja ka marrë 169 mijë e 211 vota apo 21.23 përqind, gjë që i jep asaj biletën për opozitë në katër vitet e ardhshme.As premtimet e shumëfishta e të shpeshta për luftimin e korrupsionit nuk i ndihmuan Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të udhëhequr nga Kadri Veseli që të vazhdoj qëndrimin e saj në pushtet.Pas 12 viteve qeverisje, rezultatet e votimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, PDK-në e nxorën si partinë e tretë më të votuar në vend, me 169 mijë e 211 vota apo 21.23 për qind.

Kësisoj PDK-ja në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës e siguroi biletën e saj për opozitë në Kuvendin e Kosovës. Kalimin në opozitë e ka konfirmuar edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli i cili theksoi se partia e tij do të jetë një opozitë konstruktive që do t’i kontribuoj vendit, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.“Së bashku me PDK-në kemi punuar që t’i fitojmë zgjedhjet, por nuk fituam. Partia Demokratike e Kosovës do të kalojë në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë shtetin”, ka deklaruar të dielën Veseli.Rezultat i pafavorshëm për PDK-në ishte edhe ai i zgjedhjeve komunale të vitit 2017.
Gazeta Blic ju sjell rikujtim të zgjedhjeve të vitit, 2007, 2009, 2013 dhe zgjedhjeve të fundit të këtij viti.

PDK nga viti 2007 ku udhëhiqte në 19 komuna, ra në vetëm 5 komuna të cilat njihen si bastione të saj, madje duke e humbur edhe “Jerusalemin” e saj- Prizrenin.Zgjedhjet lokale të vitit 2007PDK arriti të marrë Gllogovcin, Skenderajin, Shtërpcën, Zubin Potokin, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Kamenicën, Mitrovicën, Lipjanin, Rahovecin, Prizrenin, Shtimen, Suharekën, Ferizaj, Vitinë, Vushtrrinë, Malishevë.

Pra, gjithsej 19 komuna.Raundi i parë, zgjedhjet 2007Në raundin e parë të zgjedhjeve të vitit 2007-të, Partia Demokratike e Kosovës, pati shënuar fitore në disa komuna, në Deçan mori vetëm 4.0%, Gjakovë 3.1%, Gllogovc 66.1%, Gjilan 37.0%, Dragash 40.0%, Istog 24.4%, Kaçanik 41.9%, Klinë 31.7 %, Fushë Kosovë 26.9%, Kamenicë 30.9%, Mitrovicë 36.5%, Lipjan 41.4%, Novobërdë 36.0%, Obiliq 30.7%, Rahovec 35.9%, Pejë 15.2%, Podujevë 36.2%, Prishtinë 24.8%, Prizren 27.6%, Skenderaj 80.5%, Shtime 42.5%, Shtërpcë 54.9%, Suharekë 40.6%, Ferizaj 40.3%, Viti 23.7%, Vushtrri 34.7%, Zubin Potok 70.7%, Malishevë 45.7%.Raundi i dytë, zgjedhjet 2007Ndërsa në raundin e dytë të zgjedhjeve për balotazh të vitit 2007-të, PDK fitoi në Gjilan me 66.46%, në Dragash me 54.

8%, në Kaçanik me 74.6%, në Klinë 57.9%, në Kamenicë me 69.2%, në Mitrovicë me 56.0%, në Lipjan me 62.2%, në Rahovec 61.1%, në Prizren me 52.8%, në Shtime me 71.5%, në Suharekë me 58.2%, në Ferizaj me 63.1%, në Viti me 52.0%, Vushtrri me 57%, Malishevë 54.8%.Zgjedhjet lokale të vitit 2009Në këto zgjedhje PDK mori Gllogovcin, Skenderajin, Shtimen, Ferizajin, Zubin Potokin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Mitrovicën, Rahovecin, Vitinë, Vushtrrinë, Malishevën.

Pra, këtë vit PDK mori 13 komuna.Raundi i parë, zgjedhjet lokale 2009Zgjedhjet e vitit 2009 raundi i parë, në Deçan PDK mori 6,10%, Gjakovë 1,87%, Gllogovc 90,54%, Gjilan 38,66%, Dragash 39,45%, Istog 17,34%, Kaçanik 48,36%, Klinë 36,77%, Fushë Kosovë 24,99%, Kamenicë 33,16% , Mitrovicë 39,17%, Lipjan 42,67%, Novobërdë 10,03%, Obiliq 32,45%, Rahovec 36,00%, Pejë 14,02%, Podujevë 30,61%, Prishtinë 12,27%, Prizren 32,30%, Skenderaj 85,02%, Shtime 50,62%, Shtërpcë 24,29%, Suharekë 32,61%, Ferizaj 50,46%, Viti 29,97%, Vushtrri 48,96%, Zubin Potok 53,32%, Malishevë 46,96%, Junik 5,95%, Mamushe 7,84%, Hani i Elezit 36,47%.Raundi i dytë, zgjedhjet lokale 2009Ndërsa në raundin e dytë PDK mori Dragashin me 53,28%, Kaçanikun me 58,21%, Klinën me 57,10%, Mitrovicën me 53,12%, Rahovecin me 50,63%, Vitinë me 54,63%, Vushtrrinë me 62,78%, Malishevën me 61,76%.

RivotimiKQZ në mbledhjen e mbajtur në atë vit kishte shqyrtuar vendimin e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), lidhur me Raundin e Dytë të Zgjedhjeve dhe ka vendosur që të bëhet ripërsëritje e votimeve në Lipjan, Prizren dhe Gjilan.Nga rivotimi i atij viti në qendrat në Gjilan, PDK mori 58,25%, në Lipjan 53,66% dhe në Prizren 53,34%.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në komunën e Kaçanikut në vitin 2012, PDK fitoi përsëri këtë komunë me 52,90%.Ndërsa në zgjedhjet e këtij viti në Ferizaj PDK fitoi kundër LDK-së me 57,64% të votave.

Zgjedhjet lokale të vitit 2013-tëNë zgjedhjet lokale të vitit 2013-të PDK fitoi në Gllogovc, Drenas, Skenderaj, Dragash, Klinë, Kamenicë, Rahovec, Prizren, Vushtrri, duke udhëhequr kështu në gjithsej 10 komuna.Zgjedhjet lokale 2013-të, raundi i parëNë zgjedhjet lokale të vitit 2013-të, në raundin e parë, PDK mori në Deçan 12,63%, në Gjakovë 16,34%, në Gllogovc 64,07%, në Gjilan 23,73%, në Dragash 29,29%, në Istog 14,92%, në Kaçanik 39,98%, në Klinë 30,90%, në Fushë Kosovë 22,30%, në Kamenicë 25,21%, në Mitrovicën e Jugut 38,79%, Leposaviq 1,97%, në Lipjan 31,78%, në Novobërdë 3,51%, në Obiliq 18,51%, në Rahovec 34,93%, në Pejë 16,85%, në Podujevë 33,53%, në Prishtinë 15,42%, në Prizren 25,53%, Skenderaj 81,74%, Shtime 47,47%, Shtërpcë 12,39%, Suharekë 26,64%, Ferizaj 34,87%, Viti 21,29%, Vushtrria 34,64%, Zubin Potok 7,61%, Zveçan 4,93%, Malishevë 27,07%, Junik 12,15%, Mamushe 5,13%, Hani i Elezit 32,16%, Graçanicë 1,17%, Kllokot 10,76%, Mitrovica e Veriut 14,40%.Zgjedhjet lokale 2013-të, raundi i dytëNë raundin e dytë PDK fitoi në Dragash me 60,55%, në Klinë me 75,12%, në Kamenicë 55,07%, në Rahovec me 52,38%, në Prizren me 53,78%, në Vushtrri me 55,20%,Zgjedhjet lokale 2017-tëZgjedhjet lokale të vitit 2017-të në raundin e parë janë mbajtur më 22 tetor, ndërsa në raundin e dytë me 19 nëntor.Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje fitoi në gjithsej 5 komuna.Për katër vitet e ardhshme ajo do të udhëheq në Ferizaj me Agim Aliun, në Kaçanik me Besim Ilazin, në Shtime me Naim Ismajlin, në Dragash me Shaban Shabanin, në Drenas me Ramiz Lladrovcin.Zgjedhjet lokale 2017-të, raundi i parëNë zgjedhjet e fundit të vitit 2017-të PDK mori në Deçan 5,78%, në Gjakovë 8,12%, në Gllogovc 59,04%, në Gjilan 18,02%, në Dragash 34,22%, në Istog 8,40%, në Kaçanik 40,37%, në Klinë 37,76%, në Fushë Kosovë 10,97%, në Kamenicë 15,21%, në Mitrovicë 29,45%, në Lipjan 21,54%, në Novobërdë 4,76%, në Obliq 12,26%, në Rahovec 29,50%, në Pejë 9,37%, në Podujevë 18,16%, në Prishtinë 5,84%, në Prizren 29,75%, në Shtime 38,61%, në Shtërpcë 13,29%, në Suharekë 12,37%, në Ferizaj 39,16%, në Viti 19,57%, në Vushtrri 33,29%, në Malishevë 27,64%, në Junik 6,45%, në Han të Elezit 35,02%, në Kllokot 2,48%, në Mitrovicën e Veriut 9,58%.Nga zgjedhjet e djeshme të balotazhit PDK ka humbur Prizrenin, Klinën, Vushtrrinë dhe Rahovecin.

/GazetaBlic/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
ANSA: Zaev jep dorëheqjen
Vuçiç dorëzohet: Nuk mund t'i gënjej më serbët për Kosovën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media