Home Kosovë
Policia "bllokon" lojtarët e skuadrës serbe: Ndeshja Trepça-Crvena Zvezda nuk do të zhvillohet
Trepça ilegale ka bërë publik vendimin që ka marrë nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovë – ROSU, se ndeshja me Crvena Zvezdan nuk ka asnjë shans të luhet.

Crvena Zvezda po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan.Por në vendkalimin administrativ të Jarinjës, forcat policore të Kosovës të mobilizuara kanë bllokuar hyrjen e serbëve në territorin e Republikës tonë.

Pak minuta më parë, klubi i Trepçës ilegale i ka bërë me dije Crvena Zvezdas vendimin e ROSU që ndeshja nuk ka asnjë shans të zhvillohet sepse do të bllokohen në kufi.

Një autobus me gazetarë dhe rreth 50 tifozë të "Yllit të Kuq" janë bllokuar momentalisht në Jarinje pasi nuk po lejohen të kalojnë në territorin e Kosovës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
ANSA: Zaev jep dorëheqjen
Vuçiç dorëzohet: Nuk mund t'i gënjej më serbët për Kosovën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media