Home Kosovë
Vjosa Osmani pranon koalicionin me Albin Kurtin
Vjosa Osmani ka pranuar sot të bëjë koalicion me Albin Kurtin. Në një shkresë drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës, ajo tregon se do vazhdojë ti shërbejë Kosovës pavarsisht se ku do jetë.

"Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës", shprehet Osmani.

Deklarata e plotë
Të dashur qytetarë të vendit tim,

Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që kam shërbyer në institucionet e Kosovës. Ka qenë rrugë jo e lehtë, plot pengesa e sfida, sikur për shumë të rinj e të reja në vendin tonë. Deri tani, ishte një rrugëtim i jashtëzakonshëm, përgjatë të cilit kam takuar mijëra gra e burra, vajza e djem, qytetarë të mirë të këtij vendi që më kanë mbushur plot shpresë për të ardhmen. I falënderoj miliona herë, nga thellësia e zemrës, të gjithë që na përkrahën e besuan në ne, si dhe të gjithë aktivistët e veprimtarët që kurrë nuk reshtën së punuari me vetëmohim. Arritëm që të gjithë së bashku, por për një kohë tejet të shkurtë prej vetëm një muaji, ta ringrisim LDK-në në një rezultat që nuk e kishte nga viti 2004. Por, na mbetet edhe shumë punë për të bërë, edhe shumë sfida për të kaluar, e ato mund t’i kalojmë vetëm së bashku.

Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës.

Unë do të punoj dhe do t’i shërbej vendit tim, pavarësisht se ku jam.

Ashtu siç e kam thënë gjithnjë: në secilën betejë, do të jemi së bashku, deri në fund!

E juaja,
Vjosa
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
ANSA: Zaev jep dorëheqjen
Vuçiç dorëzohet: Nuk mund t'i gënjej më serbët për Kosovën
"Nuk ka ndarje, jemi një komb", Vedat Muriqi: Nuk kam marrë kurrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media