Home Kosovë
Tensione në Veri të Kosovës: Policia nuk lejon futbollistët të hyjnë në kufi, ata këndojnë "Oj Kosovë o vendi im"
Paraditen e sotme ka pasur tensione në veri të Kosovës, ku nuk janë lejuar që të hyjnë në territor futbolistët e Crvena Zvezdës, që tashmë janë duke u kthyer për në Serbi.

Ndeshja e planifikuar të zhvillohet sot në orën 15:00 mes klubit serb nga Kosova, Trepçës, dhe Crvena Zvezdas në territorin e Kosovës nuk do të zhvillohet pasi që Policia e vendosur në Jarinë nuk i lejoi serbët të futen në territorin kosovar.

Federata e Futbollit e Kosovës kishte lajmëruar se ndeshja nuk do të zhvillohet dhe për këtë gjë kishte kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, e cila e kishte detyrën për t’i ndalur futbollistë serbë të hyjnë në territorin e Kosovës.

FFK-ja e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e klubeve serbe nga Kosova në garat e Serbisë, duke insistuar se vetëm ajo ka të drejtë të organizojë gara në territorin e Kosovës dhe për këtë tentim të Serbisë për të ndërhyrë në territorin kosovar është ankuar edhe në UEFA e FIFA.

Në vend të kësaj, gazeta serbe Kurir raporton se ndeshja Trepça – Crvena Zvezda, në kuadër të Kupës së Serbisë, do të zhvillohet në Serbi nesër, e jo sot në orën 15:00 në Kosovë siç ishte planifikuar fillimisht.

Të pranishëm në Jarinë ishin edhe një grup i tifozëve të Zvezdës, që provokuan me këngë “Oj Kosovë, oj vendi im”, liderët e dy klubeve dhe presidenti i Listës Serbe, Goran Rakic.

Gjatë rrugës së tyre drejt kthimit, futbollistët dhe stafi i Crvena Zvezdas dolën nga autobusi për t’i duartrokitur tifozët e tyre që kishin udhëtuar për ta mbështetur skuadrën.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin
"Të fuqishëm, ngjyrë ulliri dhe me flamurin tonë": Mediat serbe zbulojnë foto të helikopterëve të marrë nga Rusia
Aksident i frikshëm në autostradën Prishtinë-Shkup, përmbyset kamioni (VIDEO)
ANSA: Zaev jep dorëheqjen
Vuçiç dorëzohet: Nuk mund t'i gënjej më serbët për Kosovën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media