Home Kosovë
Albin Kurti: Në takimin e parë me Edi Ramën do flas për "Shengenin Ballkanik" (VIDEO)
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për emisionin “Tempora” në RTV Ora ka trajtuar një sërë çështjesh.

Intervista u mor nga gazetarja Kozeta Kurti

Kozeta Kurti: Jeni shprehur se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë njësoj siç Kosova e sheh Serbinë? Çfarë keni dashur të thoni konkretisht në këtë pjesë të deklaratës suaj?

Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të të njejtit komb dhe Tirana Zyrtare nuk do duhej të kishte tjetër politikë karshi Beogradit dhe të jetë ajo e ndryshme prej Prishtinës. Çfarë do rrugë e Tiranës për në Beograd kalon nëpër Prishtinë dhe Kosova është e vërteta e Serbisë, shqiptarët janë e vërteta e Serbisë dhe nuk mund të kemi dy politika të ndryshme të jashtme karshi Serbisë. Në përgjithësi besoj që nuk kemi nevojë fare për dy politika të jashtme, por aq më tepër kjo vlen karshi Serbisë, e cila ka përplot krime nga e kaluara dhe kurrëfarë pendese në të tashmen, që do të na ndihmonte për pajtim në të ardhmen.

Kozeta Kurti: Edi Rama në një intervistë për Idro Seferin ka deklaruar: "ndryshe nga Albini nuk bëj politikë me marrëdhënie dhe biseda personale", po ju si npërgjigjeni?

Albin Kurti: Nuk e kam të qartë për çfarë e ka fjalën, sepse unë zhvilloj poliutikë me vizion dhe vullnet, me program të VV dhe me vendosmëri të paepur.

“Vuçiç pjesë e kohës së errët të Serbisë, çdo politikan që e harron gabon”

Kozeta Kurti: Çfarë keni ndjerë kur e keni parë foton e famshme të takimit të shtrëngimit të duarve? Pse tani, pse në këtë moment, sot juve jeni kryeministër para presidentit Vuçiç, por dikur juve keni qenë një protestues i burgosur, ndërsa ai ishte anëtar i kabinetit të qeverisë së Milosheviçit si ministër i Informacionit.

Albin Kurti: Fatkeqsisht në Serbi kohërat e errëta kanë kthyer pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç me 12 mars të vitit 2003.

Kur do të shkruhet Serbia si histori e shekullit të 21, me siguri që dy vrasje do të jenë në thelb. Vrasja e Zoran Xhinxhiç në vitin 2003 dhe vrasja e Oliver Ivanoviç në 2018. Pra ata të cilët kanë qevijuar nga diktati i Beogradit që përfaqëson zërin e kishës orthodokse serbe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve dhe të aparatit shtetëror të dhunës, posaçërisht të ushtrisë, policisë dhe shërbimit sekret këta i kanë vrarë.

Fatkeqsisht në këtë anë të errët bën pjesë edhe presidenti aktual i Serbisë dhe bën gabim çdo politikan që nuk e kupton, apo e harron këtë fakt. Në Serbi nuk ka asnjë shenjë tek varrezat masive ku i eksumuan kufomat shqiptare, të cilat ishin vrarë në Kosovë, ishin varrosur në Kosovë, ishin zhvarrosur në Kosovë, ishin transportuar në Serbi, ishin varrosur në Serbi dhe u zhvarrosën në Serbi. Tani aty kemi poligon qitje për ushtrinë serbe, ndërkohë që në akademinë e tyre ushtarake japin mësim gjeneralët sebë pas përfundimit të dënimit në burgun e tribunalit të Hagës. Ky shtet nuk ka kurrëfarë ballafaqimi me të kaluarën.

Në Gjermani kemi pasur denacifikimin si proces pas luftës së 2-të botërore. Asnjë përqind të denacifikimit që ka ndodhur në Gjermani, nuk ka ndodhur në Serbi dhe në politikë historia është tejet e rëndësishme. Jo për t'u obsesionuar më të, por për t'i nxjerrë mësimet për të ardhmen. Unë insistoj që politikanët shqiptarë në të dy anët e kufirit që na ndan padrejtësisht, duhet ta kenë mendjen tek historia kur kanë punën me Serbinë.

“Shengeni ballkanik” luftë varfërisë në Kosovë? Ja si përgjigjet Albin Kurti

Kozeta Kurti: Jeni shprehur sistematikisht se do bëni një luftë të vazhdueshme për të luftuar varfërinë. A nuk do të ishte një mundësi ky "shengeni ballkanik" si pjesë e ndër rajonaitetit të marrëdhënieve?

Albin Kurti: Nuk besoj që ne jemi të varfër sepse i mungon liria e qarkullimit të kapitalit apo njerzëve. Por ne jemi të varfër, e të papunë sepse nuk kemi akomulim të kapitalit dhe akomulimi i kapitalit vjen nga prodhimtaria.

Prodhimtaria është industriale, bujqësore dhe zejtare dhe ne kemi defiçite të tmerrshme tregtare, të cilat na i mbulon dhe përkthehet në mbijetesë, Diaspora jonë me remitancat e shumta. Shqipëria e ka diasporën e saj në Itali e Greqi, Kosova e ka në Zvicër dhe në Gjermani dhe ata neve na kompensojnë për ato defiçite të tmerrshme tregatre që i kemi. Në Kosovë raporti 1 me 9, në Shqipëri nëse nuk gaboj është 1 me 3. Ne duhet të kthehemi në një popull prodhues, krijues dhe jo në një popull konsumator që mezi mbijeton.

Kjo nuk ka të bëjë me lirinë e kapitalit, edhe të financave, edhe të njerzëve. Kjo ka të bëjë me mungesën e bazës industriale të prodhimtarisë vendase, e cila do të na i zëvendësonte importet dhe do të na rriste eksportet.

Frymë bashkëpunimi mes VV-LDK? Kurti: Të destinuara për ta formuar qeverinë e re

Kozeta Kurti: Si është fryma e koalicionit? A ka mirëkuptim?

Albin Kurti: Ka frymë mirëkputimi, ka frymë bashkëpunimi. Lëvizja VV dhe LDK janë të destinuara për ta formuar qeverinë e re me një koalicion tëe përbashkët. Këtë gjë në fakt e ka vendosur populli i Kosovës, i cili votoi për ndryshim dhe jo vetëm kaq, por votoi që ktij ndryshimi ti prijë VV. Do dëshiroja që kjo të shkonte më shpejt, por këtë javë do ta kemi takimin në njërën anë për të harmonizuar programin dhe projektet e përbashkëta dhe në anën tjetër për të përcaktuar ndarjen e përgjegjësive dhe funksioneve në qeverinë e re.

“Shengeni Ballkanik” temë diskutimi në takimin e parë të Albin Kurtit me Edi Ramën

Kozeta Kurti: Vjosa Osmani e ka quajtur fatkeqësi idenë e krijimit të "shengenit". "Mendoj se është fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë nga Kosova para se të arrinte një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar", ka thënë zonja Osmani.

Albin Kurti: As unë nuk e di nëse është konsultuar, mirëpo kjo është një ndër çështjet që do ta ngre në takimin e parë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, qoftë kjo si fitues i zgjedhjeve, apo edhe si kryeministër i Republikës së Kosovës.

“Me fitoren e VV-së qeverisja është shërbim dhe shteti është Republikë”

Kozeta Kurti: Ajri i pranverës, ashtu sikurse premtuat ju që do të fillonte me Koaovën është ndjerë. Vazhdoni të jeni i të njëjtit mendim?

Albin Kurti: Padyshim. Shqiptarët në Ballkan i kanë mundësitë shumë më të mëdha dhe gjendjen shumë më të keqe, sesa e meritojnë dhe ju takon dhe fitorja jonë me 6 tetor e ka vulosur këtë datë, si datë të fillimit të ardhmërisë. Unë jam i bindur që me qeverisjen tonë do të kemi një kulturë të re të pushtetit, ku qeverisja është shërbim dhe shteti është Republikë.

Kurti e thotë troç: Nuk do ta dëshiroja një opozitë si vetja ime

Kozeta Kurti: Shoqëritë shqiptare, edhe të Tiranës zyrtare edhe të Prishtinës zyrtare kanë një lloj frike që me ardhjen tuaj në pushtet do të zbehet pak forca e opozitës. A do ta dëshironit një opozitë si ajo që keni bërë ju gjatë gjithë këtyre viteve? Keni 10 vjet që i keni provuar të gjitha. Partia juaj erdhi nga një Lëvizje dhe a do ta dëshironit një opozitë si e juaja?

Albin Kurti: Unë nuk do ta dëshiroja një opozitë si vetja ime teksa jam në qeveri, por as nuk do të ketë nevojë dhe arsye sepse ne do të qeverisim mbarë e mirë. Në fakt ka pushtet pa demokraci, por nuk ka demokraci pa opozitë. Ne na nevojitet një opozitë konstruktive dhe e fuqishme dhe kushtet për këtë unë besoj që do të jenë të plota, do të jenë të vërteta dhe jo sikurse në mandatet e heshme, kur qeveria bënte pazare në pushimet verore dhe ne detyroheshim të bëheshim radikalë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Granit Xhaka "tall" keq Albian Ajetin (VIDEO)
"Bild" zbulon skandalin: Këshilli i Evropës pritet të emërojë ish-spiunin rus për t’u marrë me Kosovën
KOSOVË/ Merrni çadrat me vete, "çmendet" moti dy ditët e ardhshme
Gallup: Policia e Kosovës ndër më të besueshmet në botë, lë pas Francën, Japoninë e Suedinë (VIDEO)
Ujkani: Ta bëjmë ëndrrën realitet, stresi te kundërshtari

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media