Home Kosovë
ANSA: Zaev jep dorëheqjen
Agjencia ANSA sapo ka njoftuar se kryeministri Zaev ka dhënë dorëheqjen pas dështimit të negociatave me BE-në.

“Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në mbyllje të samitit të BE-së, ku shtetet anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë”, shkruan agjencia ANSA.

Sot mbyllet samiti i 28 vendeve të BE-së ku një nga çështjet e diskutimit ishte dhe ajo e zgjerimit, çelja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Me një jo të prerë nga Franca e cila vendosi veton për këtë çështje, dy vendet ballkanike do të mbeten sërish në pritje të një dere që hapet nga unioni evropian.

Ndërkohë dhe presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski sot në ora 14:00 do të mbajë fjalim pas zhvillimeve të fundit në Bruksel, ku ende nuk është marrë asnjë vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Ndërsa jozyrtarisht mësohet se Pendarovski planifikon të thërrasë të dielën një takim të liderëve në kabinetin e tij presidencial në Vodno.

Dërgoja mikut në:
Artur Fejzo
e Premte 18 Tetor 2019, Ora 16:12
Po Rama do e japi dorëheqjen
O
e Dielë 20 Tetor 2019, Ora 12:53
O rama mer mesim nga zaev ore kokë tull
Shkruani komentin tuaj!
 
Vedat Muriqi emocionon me fjalë drejtuar shokëve të tij të kombëtares
Kapiteni i Çekisë: Kosovës i mungon Muriqi por ka Rashicën
Anulohen votat serbe me postë, rinumërim rreth 1500 vendvotime
Kosovarët mund t’i humbasin rreth 300 milionë euro kursime në bankat e Serbisë
Mustafa: Kurti kryeministër, kujt duhet t'i takojë posti i presidentit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media