Home Kosovë
Rama bëhet gati për një takim me Kurtin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në ditët e ardhshme do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Do të takohemi në ditët në vijim. Ka kërkuar të më takoj e pres me shumë kënaqësi. E kam ndjekur në prononcimet e tij. Bie dakord me të që ka një nevojë për një shtysë të re në raport me marrëdhënien mes dy qeverive dhe marrëveshjet e bëra – mendoj se duhet të shkojmë përtej dhe shpresoj që me qeverinë e re të mund të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë e mëparshme”, ka thënë Rama

“Kam disa propozime të reja për të që do t’ia bëjë atij. Për ta shtyrë këtë bashkëpunim do të duhej të kishim ministra të shtetit për bashkëpunim, të Kosovës për bashkëpunim me Shqipërinë dhe të Shqipërisë për bashkëpunim me Kosovën, për të pasë pikë referimi që çdo ditë që të merret me bashkëpunimin dhe ndjekjen e marrëveshjeve”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mbrojtja e përgjumur, Anglia shënon ndaj Kosovës (VIDEO)
Familje e madhe! Haradinaj me bashkëshorten gati për të ndjekur Kosovë-Angli
Habit me deklaratën e fundit, Albin Kurti heq dorë nga bashkimi kombëtar?
Formacionet zyrtare, Kosovë-Angli: Challandes befason sërish me formacionin
"Fadil Vokrri" hap dyert për tifozët

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media