Home Kosovë
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë, Nisma nuk e kalon pragun
Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.159 % të votave.

Ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se ky koalicion ka marrë 4.984% të votave apo 42,074.

Sipa rezultateve LDK ka fituar 24.458%, PDK 21.163%, AAK-PSD 11.477, Nisma - 4.984% dhe Lista serbe 6.754 %.

Daka u shpreh se shpallja e këtyre rezultateve vjen pas përfundimit të gjitha procedurave në vendvotimeve dhe QNR.

Gjithashtu shtoi se janë rinumëruar rreth 850 vendvotimeve.

Ajo tha se pjesëmarrja e qytetarëve kosovarë në zgjedhjet e 6 tetorit ishte 44,72%.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Bie numri i azilkërkuesve për në Gjermani
"Plisat" drejt Shqipërisë, do të përkrahin kuqezinjtë ndaj Francës
Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë
Nusja sulmon vjehrrin, e bën për spital
E kualifikuar, por Anglisë i nevojitet sot fitorja për këtë arsye

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media