Home Kosovë
Shqiptari grabit bankën në Zvicër
Të mërkurën, më 6 nëntor, pak para orës 15.30 një burrë i panjohur kishte hyrë në filialin e bankës dhe kishte kërcënuar të pranishmit duke u drejtuar revolverin dhe duke kërkuar t`i dorëzonin paratë.

Pasi personi në fjalë doli nga banka, aty arritën policët, transmeton albinfo.ch. Ata pastaj e ndoqën grabitësin që ishte duke ikur në këmbë dhe përfundimisht arritën ta arrestojnë.

Pjestarët e Policisë Kantonale të Cyrihut me këtë rast kanë pasur mbështetjen edhe të policive komunale të komunave Adlisëil-Langnau dhe Kilchberg.

Grabitësi i kapur i bankës është një shtetas kosovar i moshës 36 vjeçare, me banim në qarkun e Horgenit. Pas marrjes në pyetje nga policia, ai i është dorëzuar prokurorisë përgjegjëse.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Bie numri i azilkërkuesve për në Gjermani
"Plisat" drejt Shqipërisë, do të përkrahin kuqezinjtë ndaj Francës
Tifozët anglezë përleshen në Prishtinë
Nusja sulmon vjehrrin, e bën për spital
E kualifikuar, por Anglisë i nevojitet sot fitorja për këtë arsye

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media