Home Kosovë
Çfarë pritet nga opozita e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Kosovës?
Zgjedhjet e 6 tetorit kanë prodhuar një situatë të re politike në Kosovë – dy partitë opozitare në Kosovë, kanë dalë përpara partive qeverisëse.

Sipas rezultateve të fundit të numërimit të votave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 32 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 29, Partia Demokratike e Kosovës 25 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 14 deputetë, përfshirë edhe Natyra Kuçin nga Partia Socialdemokrate, shkruan lajmi.net.

E bisedimet për koalicionin e ri qeverisës po zhvillohet ndërmjet dy partive më të mëdha me numër të deputetëve, LVV-së dhe LDK-së.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar publikisht se do të jetë pjesë e opozitës në legjislaturën e ardhshme e AAK-ja edhe pse nuk është deklaruar, refuzohet nga VV e LDK të jetë në qeveri.

Për të diskutuar rreth legjislaturës së re dhe opozitarizmit të PDK-së dhe AAK-së lajmi.net ka folur me analistin Rasim Alija.

Alija për lajmi.net është shprehur se PDK më së miri në politikë e ka bërë opozitarizmin në vitin 2004-2007 si një qeverisje nën hije e asaj kohe.

“Nëse diçka ka bërë mirë gjatë gjithë procesit, e ka bërë më së miri opozitën PDK-ja, këtu kemi parasysh vitet 2004-2007, një qeverisje në hije aso-kohe e që ishte një risi edhe për vet politikën kosovare. Nëse e kemi parasysh këtë dhe qasjen e tillë të PDK-së, natyrisht se pritet opozitë goxha e fortë edhe në numra edhe në cilësi në kuptimin e ballafaqimit të alternativave me partitë që janë në pozitë”, tha Alija për lajmi.net.

Ndërsa për AAK-në, Alija mendon se do të ketë më tepër populizëm në opozitarizmin e saj sesa gjëra konkrete.

“Sa i përket AAK-së, mund të themi lirisht se do të ketë më shumë populizëm në opozitarizmin e saj, sesa gjana konkrete duke e marrë parasysh edhe rolin e saj gjatë qeverisjes, vendosjen e taksës kundër Serbisë dhe një mori çështje të tjera”, tha Alija për lajmi.net.

Ai është shprehur se pret opozitarizëm interesant ndërmjet populizmin të AAK-së dhe ballafaqimit të argumenteve dhe alternativave qeverisëse nga PDK, shkruan lajmi.net.

“Pres opozitarizëm mjaft interesant edhe nga populizmi i AAK-së edhe nga ballafaqimi i temave dhe alternative qeverisëse brenda vet opozitës së PDK-së, brenda Kuvendit të Kosovës. Është e rëndësishme që opozita e ardhshme të luaj rolin e saj si opozitë dhe është e rëndësishme që ata të japin opinionet e tyre për çdo çështje që ngritet nga pozita dhe kjo do të bënte ndryshimin në Kuvendin e Kosovës duke marrë parasysh se legjislaturat e kaluara kanë qenë goxha të dobëta edhe sa i përket seancave edhe procedimit të ligjeve, me gjithçka që i përket rolit të Kuvendit”, tha Alija.

Ndërsa analisti Shkodran Ramadani thotë se zgjedhjet e 6 tetorit kanë shënuar ndërrimin e gjeneratave në politikën në Kosovë.

“Zgjedhjet e 6 tetorit kanë bërë një ndryshim të madh në Kosovë. Për shkak se mendoj që është fundi i një gjenerate dhe fillimi i një gjenerate tjetër. Zgjedhjet e 6 tetorit kanë mundësuar që PDK dhe AAK mos të jenë në pushtet sepse të gjitha qeveritë deri tani kanë pasur në koalicion ose PDK ose AAK, pra është fundi i dominimit të krahut të luftës”, tha Ramadani për lajmi.net.

Ai mendon se kritikat e opozitës fillimisht nuk do të jenë relevante për arsye se kanë qenë gjatë në pushtet dhe zgjedhjet e 6 tetorit i kanë deligjitimuar.

“Me fillimin e këtij cikli të ri politik i cili ka deligjitimu shumë prej eksponentëve të PDK-së dhe AAK-së, është një cikël i ri me qeverisjen e VV-së dhe për shkak se këto zgjedhje i kanë deligjitimu PDK-në dhe AAK-në, ato nuk do të jenë aq shumë relevante me kritika, pasi në to nuk do të shihet ndryshim i madh”, tha Ramadani për lajmi.net.

Më tutje, ai është shprehur se populistët mund t’i trajtojnë partitë opozitare si pushtet edhe kur vet janë duke qeverisur.

“Fakti që kanë shkuar në opozitë nuk bëhen automatikisht pjesë e popullit sepse populistët dinë të sillën si në opozitë si në pushtet dhe ka mundësi që partitë në pushtet t’i kritikojnë ende partitë opozitare”, tha Ramadani për lajmi.net.

PDK do të jetë në opozitë pas një kohe të gjatë në pushtet, e gjithashtu edhe AAK-ja shkon në opozitë pas qeverisjes me vendin së bashku me Nismën dhe PDK-në.

Nisma Socialdemokrate ka mbetur jashtë Kuvendit pasi nuk ka arritur të kalojë pragun e nevojshëm për t’u bërë pjesë e legjislaturës së ardhshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vedat Muriqi emocionon me fjalë drejtuar shokëve të tij të kombëtares
Kapiteni i Çekisë: Kosovës i mungon Muriqi por ka Rashicën
Anulohen votat serbe me postë, rinumërim rreth 1500 vendvotime
Kosovarët mund t’i humbasin rreth 300 milionë euro kursime në bankat e Serbisë
Mustafa: Kurti kryeministër, kujt duhet t'i takojë posti i presidentit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media