Home Kosovë
Kërcet arma në klubin e natës, 4 të plagosur
Një përleshje me armë ka lënë katër të plagosur në një klub nate gjatë orëve të para të ditës së sotme në Prishtinë, raportojnë mediat në Kosovë.

Astrit Mehmeti, 47-vjeç, i njohur me nofkën ‘Llepota’, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri katër roje të klubit të natës mesnatën e së premtes.

Reporteri shkruan se Andi Pajaziti, mik dhe bashkëpunëtor i Astrit Mehmetit – ‘Llepotës’, dyshohet të ketë marrë pjesë në perleshje. Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, shoqërohej bashkë me Astrit Mehmetin dhe Kushtrim Krasniqin të premten në mbrëmje.

Astrit Mehmeti, i cili është emër i njohur për Policinë e Kosovës, dyshohet ka hapur zjarr ndaj katër badigardeve të klubit të natës që ndodhet në qendër të Prishtinës, teksa ka qenë i shoqëruar nga Kushtrim Krasniqi dhe Andi Pajaziti.

Të dy personat qe ishin shoqëruesit e tij, po ashtu, kanë qenë të armatosur.

Siç dëshmon një video e siguruar nga Insajderi, grupi i Astrit Mehmetit dhe rojet e sigurimit të lokalit kane perdorur armët në hyrje të klubit të natës. Brenda disa sekondave janë dëgjuar krisma, të cilat kanë krijuar panik tek qytetarët e pranishëm.

Kjo nuk është hera e parë që Astrit Mehmeti përfshihet në probleme në kryeqytet.

Rreth tre muaj më parë, Mehmeti ishte ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohej për nje tjeter ngjarje te rende në nje tjeter lokal nate në Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar per Insajderin në gusht të këtij viti, disa ditë pas ngjarjes në lokalin e nates, se asnjë person nuk dyshohej për sulm në lokalin që ndodhet në rrugën Fehmi Agani në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për Reporterin, duke bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit janë identifikuar, mirëpo ende nuk janë kapur nga policia.
Pas këtij rasti personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Stërvitja e fundit e Kosovës para ndeshjes me çekët përmes fotografive (FOTO LAJM)
Vjosa Osmani: Koalicionin me Vetëvendosjen e vendosi populli i Kosovës
Gjykata Speciale fton edhe një komandant të UÇK-së (FOTO LAJM)
A do të hyjë Nisma në Qeveri? Isa Mustafa thotë se për këtë vendos Vetëvendosje
Mosnjohjet mund të çojnë në izolimin e Kosovës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media