Home Kosovë
Albin Kurti takohet me anëtarin e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë të OKB-së
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, së bashku me anëtaren e kryesisë, Fitore Pacolli, priti sot në takim bashkëpunëtorin e programit për Politikë të Jashtme në Institutin Brookings, njëherit anëtarin e Bordit Këshillimor të Nivelit të Lartë për Ndërmjetësim pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Jean-Marie Guéhenno, të shoqëruar nga Mark Baskin dhe Cristian Bobocea nga Qendra Humanitare për Dialog (HD).

Guéhenno e uroi kryetarin Kurtin për procesin dhe rezultatin zgjedhor.

Ai shprehu interesimin për ecurinë e bisedimeve rreth formimit të institucioneve të reja të Kosovës, dhe për prioritetet e qeverisë së re, pjesën që ka të bëjë me dialogun me Serbinë për të cilën edhe tha se do ta ofroj mbështetjen përbrenda qasjes që do e ndërtoj qeveria e re e vendit.

Kurti e njoftoi atë se rreth 80 për qind e programit qeverisës tashmë është harmonizuar me Lidhjen Demokratike dhe që tani ka mbetur vetëm ndarja e përgjegjësive, funksioneve e pozitave që pritet të ndodhë shumë shpejtë.

Sipas një postimi të VV-së në Facebook, Kurti foli për krijimin e Gjykatës Komerciale, Bankën Zhvillimore dhe Fondin Sovran, sa i përket dialogut, Kryetari përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kush do ta fitojë "Këngën Magjike"? Flasin qytetarët (VIDEO)
Ish-ambasadori Walker e quan propagandë të Serbisë deklaratën e Vuçiqit për Reçakun (VIDEO)
Vjosa Osmani: Programin LDK-VV e kemi diskutuar dy muaj, pozitat vetëm në dy takime
Koreani 7-vjeçar që flet shqip dhe stërvitet te FC Prizreni (VIDEO)
Samir Ujkani reagon ashpër pas fjalëve për mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga UEFA e FIFA (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media