Home Kosovë
E BUJSHME/ Tare synon ta sjellë Muriqin te Lazio
Lazio ka nisur të mendojë seriozisht për ta sjellë Vedat Muriqin në ekip. Sulmuesi i Kosovës dhe i Fenerbahçes në Turqi, kohëve të fundit, me paraqitje të mira e ka marrë vëmendjen edhe të ekipeve si Atletico Madrid e Tottenham.

Megjithatë, “Calciomercato” shkruan se drejtori sportiv shqiptar i lacialëve, Igli Tare, synon ta transferojë shtatlartin nga Prizreni që në afatin kalimtar dimëror.

Në 11-të ndeshje sivjet, me ekipin turk, Muriqi ka shënuar shtatë gola, transmeton KTV.

Siç u raportua nga faqja italiane, Fenerbahçe ia ka caktuar futbollistit kosovar çmimin prej 10 milionë eurove, derisa Lazio është gati t’i japë atij 8 milionë euro.

Mediat italiane, të martën, bënë të ditur se Lazio po e monitoron edhe situatën e qendërbmrojtësve të Veronës, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vetëvendosje jep sqarimin për takimin e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin
Rusia furnizon me helikopterë Serbinë, Vuçiç nuk e fsheh lumturinë (FOTO LAJM)
Vuçiç: Kurti ma ofendoi vajzën, prandaj nuk më do përballë në tavolinë
Përplasja për masakrën e Reçakut, reagon ashpër SHBA
Pas Milanit edhe Napoli vihet pas Rashicës (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media