Home Kosovë
I barabartë me Neymar, vetëm Messi dhe Mbappe më të mirë se Rashica
Nuk është surprizë që Kylian Mbappe dhe Lionel Messi kanë efikasitetin për të shënuar gol në pak minuta sa iu përket sulmuesve në vitin 2019, por edhe Milot Rashica i Werder Bremenit nuk është larg.

Sulmuesi lider i Werder Bremenit shënoi dy gola në fundjavë për të arritur në kuotën e gjashtë golave në edicionin 2019/20 në Bundesliga këtë edicion, derisa Rashica ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje deri më tani, në total 751 minuta, shkruan Zëri.info.

23-vjeçari gjithashtu ka shënuar tetë gola në 17 ndeshje gjatë pjesës së dytë të edicionit 2018/19, dhe aktualisht ka shënuar gol në çdo 123 minuta.

Vetëm Mbappe i Paris Saint-Germain (një gol çdo 83 minuta) dhe Messi i Barcelonës (një gol çdo 86 minuta) janë më të mirë këtë vit.

Sulmuesi tjetër i PSG-s Neymar ka të njejtën statistikë me Rashicën, derisa Raheem Sterling ka mbetur mbrapa me një gol të shënuar në çdo 127 minuta.

Rashica, i cili ka humbur disa ndeshje në fillim të edicionit aktual shkaku i lëndimit, është zgjedhja e parë e trajnerit Florian Kohfeldt për ta drejtuar sulmin, por që është i kategorizuar si '9-sh fals'.


Përveç golave, futbollistët si Rashica edhe driblojnë, krijojnë raste dhe i zëvendësojnë sulmuesit tradicional, si rasti i Claudio Pizarros në formacion.

Rashica, i cili ka 25 paraqitje me Kosovën, ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 44 paraqitje në Bundesliga që prej ardhjes në Bremen nga klubi holandez Vitesse Arnhem në janarin e vitit 2018.

Ai ka kontratë me klubin nga veriu i Gjermanisë deri në qershorin e vitit 2022.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kush do ta fitojë "Këngën Magjike"? Flasin qytetarët (VIDEO)
Ish-ambasadori Walker e quan propagandë të Serbisë deklaratën e Vuçiqit për Reçakun (VIDEO)
Vjosa Osmani: Programin LDK-VV e kemi diskutuar dy muaj, pozitat vetëm në dy takime
Koreani 7-vjeçar që flet shqip dhe stërvitet te FC Prizreni (VIDEO)
Samir Ujkani reagon ashpër pas fjalëve për mundësinë e përjashtimit të Kosovës nga UEFA e FIFA (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media