Home Kosovë
Përplasja për masakrën e Reçakut, reagon ashpër SHBA
Një ndër cështjet më të nxehta në ditët e fundit është masakra e Reçakut, ngjarje e cila është komentuar së fundi nga përfaqësuesit e politikës serbe dhe asaj shqiptare.

Me anë të një reagimi ambasada e SHBA thekson se rishikimi i historisë për ngjarjet e vitit 1999 është i papranueshëm dhe sinjal që tregon se sa i domosdoshën është rinisja e dialogut mës Serbisë dhe Kosovës.

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999, janë të papranueshme.

Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës, duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë.

Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim, se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes, duke normalizuar marrëdhëniet”, shprehet ambasada.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Qytetarët të shqetësuar për ajrin e ndotur në Prishtinë
Përflitet se e mori kartonin e verdhë me qëllim, reagon Vedat Muriqi
Thaçi nominon Albin Kurtin si kryeministër
21 vite nga humbja e Ahmet Kaçikut, Haradinaj: Lum Atdheu që ka burra si ai
Haradinaj: Jam gati ta dëgjoj Kurtin për marrëveshje

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media