Home Kosovë
Arrestohen gjashtë persona në 3 aksione të policisë
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në tri lokacione të ndryshme, ka arrestuar gjashtë persona, nën dyshim për përfshirje në veprimtari penale.

Rasti i parë, pas hetimeve paraprake, pas grumbullimit të provave të nevojshme, pas pranimit të Urdhër Kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore-Ferizaj, sot më 13.02.2020, policia ka realizuar planin operativ “Kontrabanda” ku janë kontrolluar katër lokacione. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar sasi e madhe e barnave, kartëmonedha euro, armë, substancë e dyshuar narkotike, katër vetura dhe dëshmi tjera. Nën dyshim për përfshirje në veprat penale: ‘’Kontrabanda me mallra’’ dhe ‘’Dhënia e ryshfetit”, janë arrestuar katër të dyshuar.

Rasti i dytë, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”, hetuesit policorë kanë arrestuar të dyshuarin: R.B., viti i lindjes 1982, mashkull kosovar, (Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë). I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi.

Rasti i tretë ka ndodhur në Drenas, ku hetuesit policorë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale: “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi” kanë arrestuar të dyshuarin: Xh.H., viti i lindjes 1962. I dyshuari gjatë gjashtë muajve (korrik-dhjetor 2019), derisa ishte nën-kontraktor për pastrimin e veturave të policisë, ka arritur të falsifikojë shkresat rreth numrit të veturave të pastruara (shtim të numrit) duke shkaktuar një dëm në vlerë rreth 1 mijë euro

Me aktvendim të prokurorëve kompetentë, gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Maskat që ndodhen në Kosovë, po shiten në vendet fqinje" (VIDEO)
Përfundon takimi mes partnerëve të koalicionit për taksën
Haradinaj: Kurti me ftoi sot në takim urgjent, por i thash se tash është vonë
Osmani paralajmëron takim me Kurtin për taksën
Drita mposht Drenicën dhe i bashkohet Ballkanit në krye

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media