Home Kosovë
Tmerr për 18-vjeçaren, abuzohet seksualisht nga xhaxhai i saj
Policia e Kosovës dje e ka gjetur në Gjakovë një 18 vjeçare të komunitetit ashkali 10 ditë pasi ishte zhdukur.

Zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka konfirmuar se 18 vjeçarja e zhdukur është përdhunuar nga xhaxhai i saj 56 vjeçar.

Viktima besohet të jetë person me të meta mendore.

"Me datë 12.02.2020, në ora 15:20, Policia në Gjakovë kanë arritur të gjejnë viktimën femër/ashkalike/kosovare, e moshës 18 vjeçare, e raportuar si e zhdukur me datë 02.02.2020. Viktima (person me të meta mendore), ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me axhën e saj të moshës 56 vjeçar. Policia ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit mbahet në ndalim policor. Po ashtu viktima do të dërgohet në ekzaminim mjeksor me urdhëresë të prokurorit të çështjes.”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës.


/indeksonline/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kryeministri Kurti del në konferencë për media në orën 18:30
Muriqi mund të luajë në Premier League
Lëkundet koalicioni: LDK i del përfundimisht kundër Albin Kurtit për taksën
Skënder Hyseni kundër Kurtit: Hiqni taksën ndaj Serbisë
Asnjë person i dyshuar me koronavirus deri tani në Kosovë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media