Home Kosovë
Kosova e Serbia do të lëvizin drejt marrëveshjeve të reja, deklaratat e Thaçit dhe Vuçiç
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë të enjten se i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka sjell dinamikë të re në procesin e dialogut dhe në përkushtimin për paqen dhe prosperitetin në rajon, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic ka thënë se është i kënaqur që SHBA insistoi për heqjen e taksës dhe pas largimit do t’i kthehen dialogut.

Këto deklarata erdhën pas takimit të Thaçit dhe Vuçiqit me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Grenell ka takuar ndaras në Mynih, presidentin Thaçi dhe atë të Serbisë, Vuçic një ditë para fillimit të Konferencës së Sigurisë, ku parashihet të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, përfshire edhe liderë të Bashkimit Evropian dhe ministra e ekspertë nga vendet e BE-së, raporton Telegrafi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit me Grenellin tha se pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, do të ketë në marrëveshje të reja.

“Ishte një takim jashtëzakonisht efektiv, ne do të lëvizim në marrëveshje të reja pas arritjes së marrëveshjes së linjës Prishtinë-Beograd. Do të kemi angazhime tjera për linjën hekurudhore. Do të punojmë si institucione që të arrijmë marrëveshjen finale si dy vende të pavarura”, ka shtuar Thaçi duke theksuar se Kosova do të ndërmarrë veprime që e lehtësojnë dialogun.

Ndërkaq në lidhje me kërkesën e përsëritur nga Grenell për heqjen e tarifës doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, Thaçi tha se Kosova do të ndërmarrë veprime ditëve të ardhshme, por sipas tij, veprimet e Prishtinës nuk do të jenë bllokuese të procesit.

Presidenti, ka folur edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai ka thënë se Kosova është e zhgënjyer dhe e tradhtuar nga Bashkimi Evropian për shkak të mos liberalizmit të vizave nga BE-ja.

Më tej Thaçi ka deklaruar se Kosova beson në rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

“Kosova beson plotësisht në rolin udhëheqës në rolin e SHBA-së dhe presidentit Trump, Pompeot dhe rolin determinues të ambasadorit Grenell në dialogun Kosovë-Serbi. Kosova do të merr veprimet e veta të përgjithshme në ditët në vazhdim. Veprimet që do ta formojnë Kosovën drejt NATO-s dhe BE-së”, thekson kreu i vendit.

Ai ka thënë se Kosova do të lëvizë drejt një perspektive të sigurt me hapa strategjik, me partnerët e saj.

Ndërkaq, më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka thënë se “sapo të hiqet taksa”, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic, është shprehur i lumtur dhe e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme kërkesën e SHBA-së që Kosova ta heqë taksën 100 për qind ndaj Serbisë.

Ai ka theksuar se është shumë mirënjohës për këtë kërkesë të SHBA-së për Kosovën.

“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është me shumë rëndësi që Amerikanët insistojnë në heqjen e taksës. Unë jam mirënjohës ndaj Ambasadorit Grenell, sekretarit Pompeo dhe presidentit Trump për angazhimin e tyre për të hequr tarifat dhe për të vazhduar diskutimet midis nesh dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Maskat që ndodhen në Kosovë, po shiten në vendet fqinje" (VIDEO)
Përfundon takimi mes partnerëve të koalicionit për taksën
Haradinaj: Kurti me ftoi sot në takim urgjent, por i thash se tash është vonë
Osmani paralajmëron takim me Kurtin për taksën
Drita mposht Drenicën dhe i bashkohet Ballkanit në krye

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media