Home Kosovë
Në një tavolinë me Vuçiç, Kurti niset drejt Mynihut
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka udhëtuar sot për në Mynih ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga zyra e kryeministrit.

Kjo është konferenca e parë ndërkombëtare e Kurtit në postin e të parit të qeverisë së Kosovës.

Bashkë me Kurtin është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Aty po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, që sot së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Konsett ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudha dhe autostradë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Para se të shkonin në Gjermani, Kurti ka kërkuar që të bashkërendojnë qëndrimet duke i dërguar një letër për takim presidentit Hashim Thaçi.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Muriqi mund të luajë në Premier League
Lëkundet koalicioni: LDK i del përfundimisht kundër Albin Kurtit për taksën
Skënder Hyseni kundër Kurtit: Hiqni taksën ndaj Serbisë
Asnjë person i dyshuar me koronavirus deri tani në Kosovë
Ekzekutimi i ushtarit të UÇK-së, reagon Albin Kurti

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media