Home Kosovë
Trump uron Thaçin: E ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritshme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një telegram urimi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ai ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor, duke mirëpritur angazhimin e vazhdueshëm për të quar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës.

Presidenti Trump ka thënë se e ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritshme.

“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Urimi i plotë

I nderuari President

Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.

E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ju dëshirojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat.
E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.

Sinqerisht

Donald J. Trump
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Hoqi taksën, shpërthen Haradinaj: Haradinaj: Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë
E FUNDIT/ Kurti: Tarifa 100% ndaj produkte serbe do të hiqet në 1 prill 2020
Kryeministri Kurti del në konferencë për media në orën 18:30
Muriqi mund të luajë në Premier League
Lëkundet koalicioni: LDK i del përfundimisht kundër Albin Kurtit për taksën

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media