Home Kosovë
Kurti flet pas përplasjes me presidentin e Serbisë: Nuk jam takuar me të
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih.kurti vucic

Kurti tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është takuar me Vuçicin.

“Unë nuk jam takuar me Vuçicin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim u zhvillua në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vuçiq tha se ishte “i ashpër”, Kurti tha se nuk dëshiron të japë detaje, duke u thirrur në rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules).

Megjithatë, Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

“Ai (Vuçiq) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.

Vuçiq: Takimi me Kurtin, i ashpër

Vuçiq tha më herët se është takuar me Kurtin në Mynih dhe se takimi ka qenë “i ashpër”.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë, Vuçiq tha se ka luftuar për interesat e Serbisë.

Ai tha se nuk guxon të nxjerrë detaje nga debati i mbyllur, por deklaroi se “ka folur të vërtetën” dhe se ka mbrojtur popullin serb “në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Vuçiq tha se e konsideron të rëndësishme të shikohen marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe marrëdhëniet “brenda Prishtinës”.

Ai tha se i njeh mirë “politikanët nga Prishtina”, madje “edhe atë që ka qenë i panjohur për të”, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës.

Diskutimi për Ballkanin Perëndimor në Mynih të Gjermanisë shënoi herën e parë të pjesëmarrjes së Kurtit dhe të Vuçiqit në të njëjtën tryezë.

Kurti ka marrë detyrën e kryeministrit para dhjetë ditësh.

Për të, kjo ka qenë edhe paraqitja e parë në skenën ndërkombëtare në rolin e kryeministrit.

Të premten në Mynih, presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, morën pjesën në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat, e cila u arrit me ndërmjetësimin e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Kjo marrëveshje më pas u kontestua nga Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook tha se ajo është nënshkruar nga persona të paautorizuar. REL
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E kishin hequr nga puna, kjo është policja që shuajti gjithë familjen e saj
Ekzekutoi fillimisht prindërit pastaj dy vëllezëit, detaje nga tragjedia në Gjilan (VIDEO)
E RËNDË/ Policja ekzekuton 4 pjesëtarët e familjes dhe më pas i jep fund jetës
Pas një periudhe të gjatë, Zeneli pritet të kthehet këtë fundjavë
Tronditet qyteti shqiptar, dyshohet për të paktën një viktimë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media