Home Kosovë
Shala: Nëse ka marrëveshje me Serbinë, Kurti të japë fakte në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, duke folur në seancën për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”, ka thënë se nëse janë të vërteta ato çka i thotë Kurti për LDK-në, atëherë çka i duhet si partner në koalicion

“Kjo seancë është e asaj natyre që ju jep fund diskurseve të dashuruara, pra njerëzve që dalin të vërtet ashtu siç janë. Nëse partneri kryesorë i kryeministrit dmth LDK mund të përshkruhet në termat e tij, nëse ai ka të drejtë çfarë i duhemi ne si partner. Unë respektoje të gjithë koleget po nuk pranojë të komentoj fjalime nga njerëz që kanë kaluar nëpër zyrat e PDK-së. Shikojeni origjinën e subjekteve politike, shikojeni kush prej nga vjen dhe kuptojeni”, ka thënë Shala,.

Shala duke folur për taksën ka thënë se nuk është problem reciprociteti, sipas tij problemi është që kjo masë nuk duhet të vihet nuk duhet të vendoset me një akt politik.

Ai po ashtu ka thënë se nëse paska një marrëveshje të tillë dhe kryeministri e din, duhet të japë fakte në Kuvendin e Kosovës.

“Sa i përket tarifës. Nuk është problemi të reciprociteti, problemi është që kjo mas nuk duhet të vihet nuk duhet të vendoset me një akt politik. Unë kam frik që po e bën gabimin e ish-kryeministrit Haradinaj. Kryeministri tha që po të hiqej kjo do të bëhej një marrëveshje e shpejt për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha që nuk i lejohet të udhëheq dialogun. Kush nuk ja lejon këtë? Nëse paska një marrëveshje të tillë dhe kryeministri e din, duhet të japë fakte në Kuvendin e Kosovës. Por problematika është pse nuk përfaqëson kryeministri? Pse e fuqizon pse e rrit problemin e tij kryesorë, kur vetë është shef i shtetit. Presidenti është përfaqësuese uniteti. Politika e jashtme është ekzekutive. Dhe kjo tani edhe më çështjen e dytë po quhet shkarkim i ministrit të brendshëm. Kryeministri e ka shpjeguar në disa variante, e kur njerëzit flasin për disa variante unë se kuptojë asnjërin”, ka thënë Shala.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
KOSOVË/ Edhe 6 raste të reja me Koronavirus
Vjosa Osmani kryeministre, ja kush e propozon
Rashica: Dua të luaj në Champions League
Në Kosovë nis përdorimi i ilaçeve që i aprovoi Trump kundër koronavirusit
Formimi i Qeverisë së re, çfarë pritet të ndodhë nëse Kurti nuk i kthen përgjigje Thaçit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media