Home Kosovë
Rënia e qeverisë Kurti, hapat e radhës për formimin e Qeverisë së re
Me 82 vota për 32 kundër dhe vetëm një abstenim, deputetët e Kuvendit votuan mocionin e iniciuar nga LDK-ja, për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditëve të jetës së saj.kuvendi kosove

Por, pas këtij veprimi, tani shumë kush është i interesuar të dijë se cilët do të jenë hapat tjerë për themelimin e Qeverisë së re për të mos shkuar menjëherë në zgjedhje.

Në bazë të Kushtetutës, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Presidenti ka dy opsione para vetës se si të veprojë.

Opsioni i parë, është të nis konsultimet me subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend, ngjashëm sikurse ne një situatë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, me qëllim që të caktojë një mandatar të ri për formimin e Qeverisë.

Në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti i parë i dalë nga zgjedhjet, duhet kërkuar propozimin e mandatarin të ri.

Ky propozim nuk mund të jetë sërish Albin Kurti. Në herën e dytë, presidenti ka në diskrecion të vendos se cila prej subjekteve politika apo koalicioneve në Kuvend ka gjasat më të mëdha për të formuar qeverinë e re.

Ndërsa opsioni i dytë, është që përmes një dekreti të shpërndajë Kuvendin dhe vendi të shkojë të zgjedhje të jashtëzakonshme.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Thaçi gati të nisë konsultimet për Qeverinë e re, Kurti: Zgjedhje pas pandemisë
A do të ndryshojë përsëri vendndodhja e Stadiumit Kombëtar të Kosovës?
Albin Kurti mesazh qytetarëve: Kjo është situata më serioze që pas luftës në Kosovë
Masat për koronavirusin, ulet ndjeshëm numri i vjedhjeve dhe aksidenteve në Kosovë
Shkon në 94 numri i të infektuarve në Kosovë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media