Home Kosovë
Qeveria në dorëheqje, Mustafa: Ministrat dhe zv.ministrat e mi do vazhdojnë punën, jemi në kohën e pandemisë
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk do t’i tërheqë ministrat e LDK-së nga qeveria në dorëheqje.

Mustafa ka thënë se si kryetar i partisë, në kohën e pandemisë nuk do t’i tërheqë njëanshëm as ministrat e as zëvendësministrat.

"Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje", ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë nëse do të vazhdojë të punojë me ta.

"Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate", ka shkruar ai.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vijon mësimi online, si është orari për këtë javë
Thaçi gati të nisë konsultimet për Qeverinë e re, Kurti: Zgjedhje pas pandemisë
A do të ndryshojë përsëri vendndodhja e Stadiumit Kombëtar të Kosovës?
Albin Kurti mesazh qytetarëve: Kjo është situata më serioze që pas luftës në Kosovë
Masat për koronavirusin, ulet ndjeshëm numri i vjedhjeve dhe aksidenteve në Kosovë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media