Home Kosovë
Rënia e qeverisë, reagon për herë të parë Albin Kurti
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka cilësuar një rënie për ngritjen e nevojshme votimin e djeshëm nga Kuvendi për shkarkimin e qeverisë së tij.

“Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje”, shkruan ai në Facebook duke shtuar se do të ishte mirë që votimi i mbrëmshëm i Kuvendit të Kosovës të mbahej mend.

Postimi i plotë i Kurtit

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë.

Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.

Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial.

Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar.

Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
A do të ndryshojë përsëri vendndodhja e Stadiumit Kombëtar të Kosovës?
Albin Kurti mesazh qytetarëve: Kjo është situata më serioze që pas luftës në Kosovë
Masat për koronavirusin, ulet ndjeshëm numri i vjedhjeve dhe aksidenteve në Kosovë
Shkon në 94 numri i të infektuarve në Kosovë
Krasniqi: Kushtetuta e Kosovës lejon Qeveri të re edhe pa zgjedhje

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media