Home Kosovë
Komuniteti mysliman vendos si do të pastrohen kufomat e të infektuarve me koronavirus (FOTO LAJM)
Bashkësia Islame e Kosovës, ka marrë një vendim lidhur me pastrimin e kufomave të personave që humbin jetën nga koronavirusi.

BIK ka njoftuar se nëse kufoma përgatitet në morgun e QKUK-së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit.

“Në rastin e vdekjes së personit si pasojë e infektimit me coronavirus (konfirmuar nga IKSHPK’ja), nëse kufoma përgatitet, pastrohet dhe mbyllet hermetikisht në morgun e QKUK’së, atëherë ndalohet hapja e arkivolit dhe xhenazja do të varroset pa u pastruar nga autoriteti fetar, ndërsa Namazi i xhenazes do t’i falet pas varrosjes, duke respektuar distancën e duhur sociale në raport Imam-Xhemat”, thuhet në vendimin e BIK-ut, përcjell Telegrafi.

BIK po ashtu thekson se nëse vdes një person i dyshuar me koronavirus, atëherë të vdekurit duhet t’i derdhet vetëm uji nga sipër, pa e prekur me duar trupin e tij.

“Në rastin e vdekjes së personit për të cilin dyshojmë apo frikësohemi se mund të ketë qenë i infektuar me coronavirus, xhenazja do të pastrohet në atë mënyrë që të vdekurit do t’i derdhet vetëm uji sipër, pa e prekur me duar trupin e tij”, thuhet tutje në vendim.

Kujtojmë, se deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 71 raste, ndërsa të dielën është shënuar edhe viktima e parë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
KOSOVË/ Edhe 6 raste të reja me Koronavirus
Vjosa Osmani kryeministre, ja kush e propozon
Rashica: Dua të luaj në Champions League
Në Kosovë nis përdorimi i ilaçeve që i aprovoi Trump kundër koronavirusit
Formimi i Qeverisë së re, çfarë pritet të ndodhë nëse Kurti nuk i kthen përgjigje Thaçit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media