Home Kosovë
Aksident i rëndë në Prishtinë, humbin jetën tre persona
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të fshatit Babush.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Luljeta Mehmeti.

“Mund të konfirmojmë se sot rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit menjëherë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Ekipet Mjekësore si dhe Kompanitë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Autostradës. Si pasoj e aksidentit ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tre personave”, tha ajo.

Mehmeti bëri të ditur se njësitë policore dhe institucionet tjera janë ende në vendngjarje duke u marrë me rastin.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Fenerbahce po mendon të shesë 3 lojtarë kryesorë, një prej tyre dhe Muriqi
Gjendja e përkeqësuar e kryeministrit Britanik, Thaçi i uron shërim sa më të shpejtë
Shkon në 165 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë
Dasma në Kosovë rezulton "minë me sahat", infektohen me koronavirus 24 dasmorë
Viktimat nga koronavirusi në Kosovë kanë pasur edhe sëmundje tjera

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media