Home Kosovë
Studentët u bëjnë thirrje Kurtit t' i përfshijë në paketën e emergjencave
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘’Demokracia Studentore’’ përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të përfshihen edhe studentet në paketën emergjente.

“Ne si studentë jemi kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na u bëhet presion nga fakultetet për ti kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë të pandemisë t’i përfshi të gjithë studentët në pakon emergjente, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në eklaratë.

Gjithashtu theksohet se studentët në Kosovë nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja, prandaj Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID -19 dhe të marrë një vendim për t'i përfshirë të gjithë studentët në paketën emergjente.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një mjek (VIDEO)
Rashica drejt transferimit te klubi i njohur i Serie A?
Me thirrjen Albin Kurti, Albin Kurti, fillon shpërndarja e pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga VV (VIDEO)
Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni i Qeverisë (VIDEO)
Zhegrova: Dëshira ime është që të vazhdoj me Baselin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media