Home Kosovë
Ngjarje e rëndë në Gjakovë, vajza vret prindin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Vajza me të meta mentale dyshohet se ka mbytur prindin e saj.

Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Sabrije Vokshi” në Gjakovë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, teksa e dyshuara është dërguar në spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik.

Me vendin të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Sabrije Vokshi’ në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjetur pa shenja jete personi M.R. lindur në vitin 1933.

Pranë trupit të viktimës ishte e shtrirë vajza e tij, T.R. lindur në vitin 1962 e cila është me të meta mentale. Rastit i janë përgjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekësore dhe mjeku ka konstatuar vdekjen.

Viktima kishte lëndime në kokë dhe dorë, por lëndime kishte dhe vajza dhe për këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm se si vrasëse potenciale mund të jetë vajza.

E njëjta është hospitalizuar në spitalin ‘Isa Grezda’ në repartin psikiatrik. Me vendin të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tre pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një mjek (VIDEO)
Rashica drejt transferimit te klubi i njohur i Serie A?
Me thirrjen Albin Kurti, Albin Kurti, fillon shpërndarja e pjesëmarrësve në protestën e organizuar nga VV (VIDEO)
Kurti përshëndet protestuesit nga ballkoni i Qeverisë (VIDEO)
Zhegrova: Dëshira ime është që të vazhdoj me Baselin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media